Kënaqësi të promovojmë paketat e reja të anëtarit të STEP, Dursim Rushani për vitin 2021!!!

Kush nuk do të dëshironte të bëjë një gjumë të thellë e pa brenga në thellësi të Sharrit, aty ku gjen zërin e këndshëm të zogjve të malit dhe ajrin e pastër ☘ ?që të mbush mushkëritë deri në poren e fundit me oksigjen. Aty ku Leshnica ,ky margaritar i Sharrit nuk gjendet veç se një pëllëmbë larg.
Bujtina e re e Folklorit ofron fjetje për personat që duan të shijojnë këto bukuri më shumë se një ditë. Çmimet 1000 MKD për person vetëm fjetje , ndërsa 1200 mkd per person edhe me mëngjes tradicional ??.
Por kjo nuk është e tëra!!
Horse Riding Bozovca ofron edhe shëti me kuaj ?, ndërsa çmimet dallojnë prej 300 MKD deri më 1200 MKD, varësisht nga distanca e kaluar.
Nikoqiri i bujtinës, Dursimi është gjithashtu edhe interpretues i shkëlqyer i folklorit popullor lokal, dhe mund t’ju ofrojë edhe mbrëmje me ndeja tradicionale në bujtinë.
Për më tepër detaje informohuni në telefon kontaktin +38971464744 , Dursim Rushani

Takim pune i z. Bajrami, koordinatori i Projekti për avancimin e turizmit bashkëkohor (STEP) me Zëvendës Kryeministrin për Çështjet Ekonomike z. Bytyqi

Sot u zhvillua një takim pune midis z. Florent Bajrami – Koordinator i projektit të projektit STEP dhe z. Fatmir Bytyqi – Zëvendës Kryeministër i ngarkuar me çështjet ekonomike, koordinimin e departamenteve ekonomike dhe investimet. Në takim, z. Bytyqit ju dorëzuan personalisht rekomandimet ( Recomendatitons from STEP project final Alb) e projektit STEP në lidhje me tejkalimin e sfidave me të cilat përballen punëtorët turistikë në të dy rajonet, në mënyrë që të përmirësohet bashkëpunimi ndërkufitar i turizmit. Ai gjithashtu u njohtua me rezultatet e arritura të projektit STEP.

Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike z. Bytyqi vuri në dukje se ai ishte njohur më parë me punën e projektit STEP dhe vlerësoi rezultatet e deritanishme, si dhe përmendi se në të ardhmen do të përpiqet të marrë parasysh disa nga rekomandimet në lidhje me zhvillimin e rajonit të Pollogut dhe bashkëpunimin ndërkufitar.

Prezantimi përfundimtar i rezultateve të projektit STEP si dhe diskutim panel në lidhje me rekomandimet që dolën nga projekti

Prezantimi përfundimtar i projektit STEP u mbajt më 30 shtator, në të cilin u prezantuan rezultatet e projektit, pasuar nga një diskutim panel mbi temën “Rekomandimet e projektit STEP për të tejkaluar sfidat e përmirësimit të bashkëpunimit ndërkufitar të turizmit midis Pollogut dhe Elbasanit”. Ngjarja u mbajt online në internet dhe morën pjesë 88 pjesëmarrës. Përveç anëtarëve të rrjetit STEP nga të dy rajonet, morën pjesë gjithashtu zyrtarë nga bashkitë, Agjencia për mbështetjen e turizmit nga RMV, përfaqësues të dhomave turistike të dy vendeve dhe institucioneve të tjera shtetërore në lidhje me turizmin dhe punën e punëtorëve të turizmit.

Në fillim të konferencës, fjalim përshëndetës mbajtën Bardhyl Jashari – Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Metamorphosis, Freak Janmat, Këshilltar, Shef i Sektorit për Çështjet Ekonomike, Ndërtimi i Institucioneve, Bashkëpunimi Ndërkufitar, Bashkimi Evropian, Delegacioni i Bashkimit Evropian, Fatmir Saiti – Drejtor i qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogutit, Bukorosh Stafa – Kryetar i Këshillit të Qarkut Elbasan si dhe Hasan Drazhi – Anëtar i Bordit Këshilldhënës të STEP.

Menjëherë pas fjalimeve përshëndetëse, Florent Bajrami – Koordinator i Projektit i STEP prezantoi rezultatet e arritura të projektit.

Pas përfundimit të pjesës zyrtare, pasoi një diskutim panel në lidhje me rekomandimet e projektit STEP dhe një rishikim i veçantë i temës u dha nga folësit Biljana Pejoska Risteska – Drejtor Ekzekutiv i Dhomës Ekonomike të Turizmit të Maqedonisë së Veriut, Darko Buldioski – konsulent për komunikimet dixhitale. Themelues dhe drejtor i NewMediaMK, Fatmir Saiti – Drejtor i Qendrës për Zhvillim të rajonit planor të Pollogut, Matilda Naco – Andoni – Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës Turistike të Shqipërisë dhe Albert Kaleci – Administrator i njësisë lokale Steblevë. PNë fund u vazhdua me pyetjet dhe përgjigjet nga panelistët.

 

Projekti STEP zgjati 2 vjet dhe 9 muaj dhe është një marrëveshje për grante IPA 2, Bashkëpunimi ndërkufitar: Republika e Maqedonisë së Veriut – Republika e Shqipërisë, alokimet 2014-2015. Partnerë të projektit janë Metamorphosis – Fondacioni për Internet dhe Shoqëri, Qendra për Zhvillimi e rajonit planor të Pollogut dhe Këshilli i Qarkut të Elbasanit.

Prezantimi përfundimtar i rezultateve të projektit STEP u zhvillua më 30 shtator, pjesë nga ngjarja mund të shikohet në lidhjen më poshtë

https://www.facebook.com/SSTEPMP/videos/336164567693225

Prezantimi përfundimtar i rezultateve të projektit STEP

Fondacioni Metamorfozis së bashku me partnerët e projektit Qendra për Zhvillimin e Rajonit të Planifikimit të Pollogut dhe Këshilli i Qarkut Elbasan, më 30 Shtator duke filluar në orën 11.00 organizojnë prezantim përfundimtar të rezultateve të Projektit për avancimin e turizmit bashkëkohor – STEP dhe një debat të hapur mbi “Rekomandimet e Projektit STEP për të tejkaluar sfidat e përmirësimit të bashkëpunimit ndërkufitar të turizmit midis rajoneve të Pollogut dhe Elbasanit.” Ngjarja do të jetë në internet online, përmes platformës ZOOM.

Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar mund të bashkohen në lidhjen e mëposhtme:

https://techsoupglobal.zoom.us/j/97869254114?pwd=UkJvRFhJdmFLVDJlNjQyb2tPVklWUT09

Projekti për avancimin e turizmit bashkëkohor – STEP është financuar nga Bashkimi Evropian.

Agjenda-Prezantimi final STEP

Rekomandimet e projektit STEP

Ngjarje sportive dhe kulturore, takime pune dhe memorandume të nënshkruara të bashkëpunimit si pjesë e ngjarjes tre-ditore të organizuar nga grantistët e projektit STEP

Ditë gare në Belsh dhe Seferan, hapje muzeu në Gjinar Sot në kuadër të aktiviteteve të subgranteve, tre ë nga Shqipëria, në mënyrë të integruar realizuan aktivitetin e garave të rinjëve, edhe atë , në Belsh gara me biçikleta , ndërsa në Liqenin e Seferanit gara me kajakë. Pedalo në Belsh u ndau dhurata tre fituesve të garës dhe u bënë inxhizime të nevojshme prej garës dhe pjesëmarrësve të mysafirëve nga Maqedonia e Veriut (shumica anëtarë të STEP), ndërsa Paola Sh.p.k (Agroturizëm Paja), ndau dhuratat në Seferan, ku gjithashtu u xhirua material promovues. Pastaj gjithë grupi u drejtua tek fabrika e Vajit, ku Ervis Çapja, anëtar i STEPit ua përshkroi në detaje procesin e prodhimit të vajit të ullirit. Atz disa nga anëtarët e Maqedonisë së Veriut u furnizuan me një sasi vaji të ullirit, që vç më është bërë rutinë , në këtë bashkëpunim. Pjesa e mbrëmjes, ishte e rezervuar për hapjen solemne të Muzeut, tek Sofra e Shpatit në Gjinar, ku kishte historian që shpjegoi në mënyrë të detajuar historiatin e muzeut, dhe elementet përcjellëse, dhe pastaj pjesa tjetër ishte aktivitet kulturoro artistik, me darkë pune. Si pjesë e darkës së punës u shpjegua edhe funksionimi i iTOP dhe mundësitë për bashkëpunim, ku edhe u nënshkruan disa memorandume bashkëpunimi. Dita e dytë vazhdoi me bashkëpunimin joformal dhe nënshkrimin e memorandumeve, ndërsa pjesa e fundit do të jetë vizitë në Tetovë.

 

Platforma itop.mk / itop.al u prezantua para operatorëve turistikë nga Pollogu dhe Elbasani

Më 15 shtator, u mbajt një prezantim on-line i platformës itop.mk /itop.al përpara operatorëve turistikë nga rajonet e Pollogut dhe Elbasanit. Pjesëmarrësit u njohën me tiparet dhe mënyrën e përdorimit të platformës, si dhe mundësitë dhe përfitimet e përdorimit të saj. Vëmendje e veçantë iu dha përfitimeve që operatorët turistikë mund të kenë nëse bëhen partnerë në itop.mk/itop.al

Platforma ngjalli interes të madh tek pjesëmarrësit dhe menjëherë pas prezantimit pasoi një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh.

“Bukuroshja” – Gjonovicë – Gostivar, kjo shpellë madhështore, sa afër, por sa larg

Të joshur nga oferta e anëtarit të STEP, Speleoklub Korabi, vendosëm të pranojmë sfidën e ofruar, dhe nga Tetova të udhëtojmë drejt Gostivarit, së bashku me anëtarët e STEP nga Tetova, Hajrullahun, pronar i Hotel Scardus, dhe Sadikun, lider i Brendit Peaktrip, të shoqatës Procivic, duke mos ditur se çka në realitet na pret. Gjithëçka që kishim dëgjuar ishte, shpellë mistike, lakuriqë, ujra nëntokësorë dhe adrenalinë.

Vendtakimi në restoran Relax, buzë lumit Vardar, që për çudi, në këtë kohë të fundverës, me një fuqi mahnitëse të vëllimit dhe shpejtësisë së ujit, sikur na bën me dije se aventura veç sa nuk ka filluar.

Takojmë nikoqirët , Jetonin dhe Arianitin, dhe kompletohemi me grupin, Fatimen dhe Xhihanën, entuziaste dhe dashamirëse të natyrës, që në një farë mënyre  hulumtimi i materialeve të shpellave i lidh edhe me profesionin.

Rruga nga jeta urbane tek natyra e virgjër

Pa humbur kohë lamë Gostivarin dhe futemi në rrugët rajonale për në Sërmnovë e Gjonovicë, një rrugë përplot imazhe me kolorit të theksuar gjelbrimi malor, që ta bën të shkurtër arritjen në cakun përfundimtar….dhe pas nja 25 minuta rrugë në pjesë të asfaltuar dhe një copëz rruge me tokë të shtypur, na shfaqet tabela me informatë për shpellën dhe një pushimore , që si duket na bën me dije , se pas vizitës do na duket atraktive për të pushuar.

Nikoqirët  kanë bërë gjithçka për të bërë sa më të lehtë guidën dhe na japin rrobat dhe pajisjet e posaçme, të nevojshme  për të hulumtuar sa më lehtë shpellën.

Pasi të gjithë jemi të gatshëm për hapin e ardhshëm, ecim nja 30-40 metra në një terren me shkallë të improvizuara natyrore, dhe për një moment shfaqet…..porta natyrore, që pret vizitorët e radhës për t’i mahnitur me fshehtësitë që gjenden brenda saj.

Fillimi i aventurës

Grumbullohemi para portës natyrore dhe bëjmë përgaditjet e fundit para se të fillojmë eksplorimin e asaj që për ne është ende mistike, e panjohur, por në të njejtën kohë edhe aq e afërt dhe tërhjekëse, thuajse kemi qenë shumë herë para kësaj porte të Sezamit. Arianiti me përkushtim na i tregon të gjitha informatat bazë, që duhet të dijmë për rrugëtimin brenda, si dhe instrukcione praktike për lëvizje në hapësirë të ngushtë.

Brenda, që në hyrje, na presin dy lloje të lakuriqëve, të cilët të shqetësuar nga ndriçimi i llampave elektrike , fluturojnë në vende më të sigurta. Aty shohim dhoma të ndara, secila me historinë e vet të veçantë , njëra pas tjetrës. Dikush e ka marrë me seriozitet se kjo është shpella e Ali Babës dhe mund të  shihen gjurmët e kërkimit të thesareve, dëm ky i pariparueshëm për autenticitetin e shpellës.

Hyrja  në shtegun kryesor është sfidë në vete, një e çarë, që për momentin mendova se do mbes i ngujuar në dysh. Për çudi kalova me lehtësi , dhe i them grupit, se më mos i kufizoni turistët, pasi kalova unë me këtë madhësi, të gjithë do e kalojnë. Temperatura sa vjen e bie, një freski që kalon edhe në të ftohtë, ndërsa shtegu, të shumtën e ecjes është i mbuluar me ujë, që na i lag këmbët, e na bën ta ndiejmë edhe më shumë vrazhdësinë e natyrës, që tenton ta mbrojë veten, nga elementet e huaj, që mund të sjellin shkatërrimin e saj.

Jo, këtu nuk ka ecje vertikale, si në shpellat komerciale, por shpesh herë duhet ecur tërësisht i përkulur, për të kaluar nga një segment në tjetrin, e që për secilin, guidat kanë nga një tregim, duke na e bërë më të lehtë shtegëtimin.

Diku ka fundi, jepet instrukcioni që t’i fikim bateritë ndriçuese, dhe nuk bëzajmë për një minutë! Errësirë apsolute, nga pak drithëruese, ndërkohë që dëgjohet një shushurimë e rëndë, thuajse çdo moment do na afrohet treni imagjinar, që posa ka hyrë në tunel.

I ndezim dritat, dhe mbrijmë në fund të rrugëtimit, një nga një, duke përjetësuar momentet e paharruara në fotografi, dhe……për një moment mbetemi pa tekst. Kulçedra e shpellës nxjerr nga goja , flakët,… jo , jo, nxjerr ujin e pastër nëntokësor , që shkakton një ujvarë mahnitëse, dhe një atrakcion që nuk ka çmim. Aty lartë , stalaktitet kanë krijuar zemrën e shpellës , thuajse e dëgjojmë të troket orë e çast. Bëjmë fotot e fundit, lëshohemi me litar, dhe lagemi në çdo cep të trupit, sikur duam që ta shfrytëzojmë në maksimum këtë turë.

Vazhdojmë me shpejtësi për të arritur në dalje të shpellës, pasi misioni arriti atë që kishte për qëllim – Një pasdite shumë më ndryshe nga ato të zakonshmet!

Jashtë veç sa nuk ka filluar të errësohet, ndërsa era e lehtë që fryen, na duket si erë tropikale, nga ndryshimi drastik i temperaturave brenda disa dhjetra metrave.

Ndërrojmë rrobat e lagura , me ato rezervë dhe vazhdojmë me programin.

Ndarja e çertifikatës në natyrë

A ka vend më të mirë për Klubin, se sa ta pranojë në natyrë, Çertifikatën e konformitetit, nga rrjeti STEP? “EU me ju” – është motoja e Bashkimit Evropian, për të gjitha përkrahjet që ofron këtu tek ne, e kjo vërehet edhe nga Pllakati ku edhe ndamë çertifikatën . Vazhdojmë pjesën jo formale të shujtës së rastit , që na kishin përgaditur nikoqirët, duke kompenzuar ato kalori që harxhuam brenda.

Vazhdojmë rrugës për “civilizim” në errësirë , duke komentuar mbresat e sapokrijuara  dhe faktin që pse nuk kemi ardhur më herët… Bukuroshja, kjo shpellë madhështore, sa afër, por sa larg për ata që nuk e dinë.

*Informata për rezervim të turave nga 4-8 persona mund të gjeni në FB faqen zyrtare (mesazh) https://www.facebook.com/Speleo-Club-Korabi-193785347842382/ , ose tel. +389 70 523 872.

 

 

 

 

Prezantimi përfundimtar dhe dhënia e certifikatave anëtarëve të rrjetit STEP në Polog

Prezantimi përfundimtar i projektit STEP u mbajt në hapësirë të hapur më 4 shtator në restoran Elektra Garden, Bërvenicë, Pollog, si dhe u dhanë çertifikatat e anëtarëve të rrjetit STEP. Në fillim të ngjarjes, koordinatori i projektit Florent Bajrami bëri një përmbledhje të shkurtër të të gjitha aktiviteteve që ishin pjesë e projektit STEP. Ai më pas i prezantoi anëtarët me rezultatet përfundimtare të projektit i cili zgjat rreth dy vjet e gjysmë. Në fund, takimi u fokusua në formalizimin e rrjetit.

Anëtarët që plotësuan kriteret e përcaktuara morën Certifikata të Konformitetit, në bazë të kritereve të paracaktuara nga ekipi STEP. Si pjesë e kritereve për marrjen e një çertifikate janë: kapaciteti turistik të jetë legal, t’i përmbush kushte të caktuara sanitare, personeli të ketë njohuri themelore të gjuhës angleze, të promovojë kapacitetet duke përdorur marketing dixhital, etj.

Prezantimi përfundimtar dhe dhënia e certifikatave anëtarëve të rrjetit STEP në Elbasan

Prezantimi përfundimtar i projektit STEP u mbajt në hapësirë të hapur më 3 shtator në hotelin Scampi në Elbasan si dhe u dhanë çertifikatat e anëtarëve të rrjetit STEP. Në fillim të ngjarjes, koordinatori i projektit Florent Bajrami bëri një përmbledhje të shkurtër të të gjitha aktiviteteve që ishin pjesë e projektit STEP. Ai më pas i prezantoi anëtarët me rezultatet përfundimtare të projektit i cili zgjat rreth dy vjet e gjysmë. Në fund, takimi u fokusua në formalizimin e rrjetit.

Anëtarët që plotësuan kriteret e përcaktuara morën Certifikata të Konformitetit, në bazë të kritereve të paracaktuara nga ekipi STEP. Si pjesë e kritereve për marrjen e një çertifikate janë: kapaciteti turistik të jetë legal, t’i përmbush kushte të caktuara sanitare, personeli të ketë njohuri themelore të gjuhës angleze, të promovojë kapacitetet duke përdorur marketing dixhital, etj. Ngjarja u zhvillua në përputhje me protokollet e përshkruara për siguri, nga Republika e Shqipërisë

Prezantimi online i platformës itop.mk/itop.al për anëtarët e rrjetit STEP

Më 27 Gusht, u mbajt një prezantim në internet i platformës  itop.mk/itop.al, para anëtarëve të rrjetit STEP nga rajonet e Pollogut dhe Elbasanit. Përpara numrit të madh të pjesëmarrësve, platforma u prezantua nga koordinatori i projektit të STEP – Florent Bajrami dhe specialisti për media sociale – Violeta Joncevska. Përveç mundësive të platformës, u vu theks i veçantë në përfitimet që do të kishin anëtarët e rrjetit nëse ata përdorin platformën në mënyrë edhe më aktive, si një vend për të promovuar dhe shitur kapacitetet e tyre turistike. Përveç pyetjeve të shumta në lidhje me punën e platformës, anëtarët patën një mundësi të shkëlqyeshme për të ndarë përvojat e tyre menjëherë pas prezantimit.