Prezantimi përfundimtar i projektit STEP u mbajt në hapësirë të hapur më 4 shtator në restoran Elektra Garden, Bërvenicë, Pollog, si dhe u dhanë çertifikatat e anëtarëve të rrjetit STEP. Në fillim të ngjarjes, koordinatori i projektit Florent Bajrami bëri një përmbledhje të shkurtër të të gjitha aktiviteteve që ishin pjesë e projektit STEP. Ai më pas i prezantoi anëtarët me rezultatet përfundimtare të projektit i cili zgjat rreth dy vjet e gjysmë. Në fund, takimi u fokusua në formalizimin e rrjetit.
Anëtarët që plotësuan kriteret e përcaktuara morën Certifikata të Konformitetit, në bazë të kritereve të paracaktuara nga ekipi STEP. Si pjesë e kritereve për marrjen e një çertifikate janë: kapaciteti turistik të jetë legal, t’i përmbush kushte të caktuara sanitare, personeli të ketë njohuri themelore të gjuhës angleze, të promovojë kapacitetet duke përdorur marketing dixhital, etj.