Kërkesë për anëtarësim

     

    Gjatë kyçjes në rrjetin STEP, pajtohem me tekstin në vijim:

    Ndajmë të njëjtat qëllime si STEP bazuar në fushën e turizmit, dhe këto janë (S1) Qasjen e zgjeruar dhe të avancuar strategjike dhe të koordinuar në tregjet e reja, specifike dhe strategjike të eksportit të turizmit për bizneset e turizmit (NVM-të dhe start-up bizneset në veçanti); dhe (S2) Rritjen e kapaciteteve të bizneseve turistike për të përmbushur kërkesat e turistëve në rajon dhe në ngritjen e partneriteteve dhe bashkëpunimit strategjik në nivel vendor, rajonal dhe global.

    Krijimi i rrjetit STEP do të rrisë ndërlidhjen midis turizmit dhe kulturës në rajonin ndërkufitar, prandaj nevojitet informimi dhe inkurajimi i subjekteve publike dhe private, OSHC-të, Kllasterat turistik dhe/ose odat ekonomike.

    Përfituesit përfundimtarë do të kenë mundësinë për rrjetëzim dhe ngritjen e partneriteteve të reja që çojnë në krijimin e iniciativave të reja të biznesit.

    Jemi të vetëdijshëm se rrjeti STEP punon me NVM-të dhe aktorët tjerë relevant në disa fusha kyçe:

    (a) përforcimin e kapaciteteve të NVM-ve turistike dhe rritjen e qasjes në tregje.
    (b) rritjen e ndërgjegjësisë dhe kuptimin e nevojës për qasje të re të marketingut në turizëm;
    (c) Përmirësim të kushteve për shkëmbim të informacioneve, bashkëpunimit, hulumtimit, si dhe zhvillimit të marketingut të përbashkët të produktit drejt zgjerimit të tregjeve përtej zonës lokale ndërkufitare;
    (d) Ekspertizë lokale nëmes subjekteve publike dhe private për zhvillimin e politikave kyçëse dhe standardeve të pranueshme të cilat janë në pajtim me standardet ndërkombëtare për zhvillimin e turizmit;
    (e) Kapacitetet e NVM-ve që në mënyrë efektive ta shfrytëzojnë teknologjinë për të avancuar zinxhirin e vlerave të tyre;
    (f) Njohuritë dhe ndërgjegjësia e nevojshme për të mbajtur partneritete dhe praktika të mira në marketingun e turizmit si dhe një rrjet të fortë të vendosur për avancimin e zhvillimit të iniciativave sipërmarrëse të turizmit ndërkufitar.

    Prandaj jemi të përkushtuar që në mënyrë aktive të participojmë në të gjitha aktivitetet që STEP i ofron për të përforcuar dhe avancuar kapacitetet e NVM-ve në mënyrë që të arrihen objektivat e rrjetit.

    Jemi të përkushtuar të bëjmë ndikim konstruktiv që çon në rrjetin STEP të fortë dhe të qëndrueshëm, të subjekteve turistike publike dhe private të informuara dhe të inkurajuara, OSHC-ve, Kllasterave turistike, dhe/ose odave ekonomike.

    Do të punojmë për të patur një rrjet plotësisht funksional deri në përfundim të projektit (31 Mars 2020), duke propozuar modele të operimit dhe të qëndrueshmërisë, të zhvilluar në mënyrë të përbashkët nga të gjithë anëtarët e STEP nën mbikqyrjen e ekipit dhe të trajnuesve të projektit.

    Nëpërmjet rrjetit, të gjithë anëtarët e rrjetit STEP do të sjellin një proces inkluziv të krijimit të politikës së rekomandimeve dhe planit aksional për standardizimin e aktiviteteve të marketingut të turizmit në një linjë me trendet e UE dhe do të sugjerojnë programe për mbështetje të industries së turizmit, duke kontribuar kështu në zhvillimin e politikës së rekomandimeve si vijon:

    • Program për përkrahje të NVM-ve në sektorin e turizmit
    • Standarde për marketing online të turizmit ndërkufitar
    • Plani për Përmirësimin e Ofrimit të Shërbimeve dhe STEP çertifikata e konformitetit
    • Kodi i Praktikës për Shërbimin e Klientit Online

    Rrjeti do të shërbejë si mekanizëm efektiv dhe i drejtë për bashkëpunim, do të krijojë sinergji dhe do të sigurojë NVM-të dhe start up bizneset si dhe sipërmarrësit individualë me burime, shkathtësi, njohuri dhe metodologji për të zgjeruar shtrirjen e tyre në treg. STEP gjithashtu do të sigurojë një mjet të fuqishëm për ngritjen e vetëdijes së aktorëve dhe publikut të gjerë për të kontribuar në zhvillimin e një kuadri të përshtatshëm për zhvillimin e turizmit. Arsyetimi prapa vendimit për formimin e një rrjeti si struktura kryesore për organizimin e aktiviteteve të veprimit dhe shpërndarjen e njohurive janë të shumta: rrjeti do të mundësojë qasje më të madhe në informacion dhe ekspertizë; rritjen e efikasitetit; një efekt shumëfishues, i cili rrit shtrirjen dhe ndikimin në dispozicion të anëtarëve; solidaritet dhe përkrahje; dhe rritjen e dukshmërisë së çështjeve dhe praktikave më të mira. Një rol tjetër i STEP do të jetë ngritja e vetëdijes së aktorëve dhe publikut të gjerë mbi rëndësinë e sektorit turistik dhe sfidat me të cilat ballafaqohen SME-të dhe palët e tjera të interesuara. Rrjeti, duke përdorur mediat sociale dhe burimet online, do të ofrojë një kanal të shkëlqyer për shpërndarjen e informacionit. Për më tepër, ngjarjet publike që do të organizohen përmes iniciativave do të mundësojnë përfaqësimin lokal dhe shpërndarjen lokale të aktiviteteve të veprimit, duke rritur përpjekjet ndërgjegjësuese për përfituesit përfundimtarë në të gjitha nivelet. Rrjeti gjithashtu do të sigurojë një platformë efikase për rrjedhën e lirë të informacionit, njohurive dhe mësimeve të nxjerra.