Kush nuk do të dëshironte të bëjë një gjumë të thellë e pa brenga në thellësi të Sharrit, aty ku gjen zërin e këndshëm të zogjve të malit dhe ajrin e pastër që të mbush mushkëritë deri në poren e fundit me oksigjen. Aty ku Leshnica ,ky margaritar i Sharrit nuk gjendet veç se një pëllëmbë larg.
Bujtina e re e Folklorit ofron fjetje për personat që duan të shijojnë këto bukuri më shumë se një ditë. Çmimet 1000 MKD për person vetëm fjetje , ndërsa 1200 mkd per person edhe me mëngjes tradicional .
Por kjo nuk është e tëra!!
Horse Riding Bozovca ofron edhe shëti me kuaj , ndërsa çmimet dallojnë prej 300 MKD deri më 1200 MKD, varësisht nga distanca e kaluar.
Nikoqiri i bujtinës, Dursimi është gjithashtu edhe interpretues i shkëlqyer i folklorit popullor lokal, dhe mund t’ju ofrojë edhe mbrëmje me ndeja tradicionale në bujtinë.
Për më tepër detaje informohuni në telefon kontaktin +38971464744 , Dursim Rushani