Teatri Skampa Elbasan

,
Teatri Skampa Elbasan
Emri Teatri Skampa Elbasan
Adresa Skampa Theatre, Elbasan, Albania
Tipi i entitetit Institucion edukativo-kulturor
Kategoria Teatër
Personi për kontakt
E-mail
Kontakt Telefon +355 69 304 0988
Ueb faqja
Përshkrimi i aktiviteteve bazë
Teatri “Skampa” (apo ish-kinema “Nacional”) ndodhet në qytetin e Elbasanit. Është ndërtuar në vitin 1935 me financimin e Xhavit bej Biçakçiut[1] si dhuratë e tij për qytetin e Elbasanit. U realizua nga arkitekti Halit Narazani dhe përfaqëson objektin më të rëndësishëm me funksion kulturor në qytetin e Elbasanit. Ka një kapacitet prej 292 vendesh. Akustika e këtij teatri është një nga më të mirat në Shqipëri dhe ndër më të mirat në Ballkan.

Trupa e teatrit “Skampa” ka vënë në skenë pjesë të ndryshme si dramë, komedi, tragjedi por edhe jane zhvilluar shume festivale dhe aktivitete rinore. Pjesë të vëna janë: Drama “Shtatë Shaljanët” dhe komedinë “Njeriu që pa vdekjen me sy”, të dramaturgut rumunme origjinë shqiptare Viktor Eftimiu. Komedia, me regji të Lec Shllakut, e cila u vu në skenë në vitin 1970, u ndoq nga afër nga dramaturgu Eftimiu, i cili vlerësoi lojën e aktorëve në përgjithësi, sidomos interpretimin e aktorëve Shpëtim ShmiliRobert Ndrenika dhe Haxhi Sejko. Deri në vitet 1980 trupa profesioniste e teatrit “Skampa” vuri në skenë mbi 30 drama e komedi, mes të cilave dhe shfaqjen “Familja e peshkatarit”, e cilësuar si një ndër më të sukseshmet. Të mirëpritura nga artdashësit kanë qenë dhe shfaqjet “Shërbëtori i dy zotërinjve”, “Dy krisma në Paris”, “Engjëjt e skëterrës”, “Turneu”, “Nepërka”, të cilat mbajnë ‘vulën’ e këtij teatri. Ata që kanë interpretuar janë nderuar me tituj të lartë si “Artist i Popullit”, “Artist i merituar”,“Aleksandër Moisiu’, etj.

Facebook https://www.facebook.com/TeatriSkampaElbasanAlbania

 

Galeria