Rrjeti STEP

Qëndro në shtëpi dhe shiko se si funksionon rrjeti STEP dhe cilat janë përfitimet e anëtarësimit në të, përmes dëshmive të anëtarëve tanë në rajonin e Pollogut dhe të Elbasanit.

Eko turizëm Pollog – Elbasan

Nëse jeni një adhurues i eko-prodhimeve, rajoni i Pollogut dhe ai i Elbasanit ofrojnë mu atë. Qëndro në shtëpi dhe shiko videon ku mund të gjesh ushqime të vërteta eko rurale. Kënaquni!

Rajoni i Rekës

Rajoni i Rekës, e tërë bukuria natyrore dhe kulturore, e mbledhur në një vend. Shijojeni!

Elbasani – Një rajon me histori të vendosur në gur

Një nga karakteristikat më të famshme të Qarkut të Elbasanit është padyshim Via Egnatia, magjistralja më e famshme ekonomike dhe strategjike në kohën e Bizantit. Pothuajse e gjithë tregtia tokësore e Evropës Perëndimore në Bizant, u zhvillua pikërisht nëpërmjet kësaj rruge. Qëndroni në shtëpi dhe shijoni videon kushtuar bukurive dhe rëndësisë së Via Egnatia.

Pollog – Elbasan me anë të maleve

Për të gjithë adhuruesit e sporteve malore dhe aventurave, kjo video është për ju. Ajo që duhet të bëni, është të shtoni këto dy destinacione në Listën tuaj e gjërave për të bërë Post-Corona.

Udhëtim në thellësinë e tokës

Shpella dhe kanione, një thesar natyror i krijuar gjatë shekujve. Qëndroni në shtëpi dhe shikoni videon me të cilën ju prezantojmë bukuritë e fshehura të rajonit të Pollogut dhe të Elbasanit. Shijoni!

Eksploroni monumentet e fshehura kulturore të Pollogut dhe Elbasanit

Ballkani ka një histori dhe kulturë të pasur. Ai është një vend ku kultura dhe popuj të ndryshëm janë takuar dhe ende takohen. #UdhëtoniPrejShtëpisë dhe eksploroni monumentet kulturore në rajonin e Pollogut dhe të Elbasanit. Ndërsa të gjithë ne #QëndrojmëNëShtëpi, ju paraqesim videon që do t’ju shëtis nëpër monumentet e mrekullueshme kulturore të Elbasanit dhe Pollogut.

Bukuritë e fshehura të rajonit të Elbasanit

Elbasani është një rajon me shumë pika referimi, me një trashëgimi e madhe kulturore dhe historike. Bukuria më e madhe në rajon është natyrisht qyteti i Belshit i cili ka 84 liqene natyrore. Qëndroni në shtëpi, shikoni videon promovuese për rajonin e Elbasanit, të shijoni bukurinë natyrore.

Pollogu – shtëpi për aventurierë

#QëndroNëShtëpi # UdhëtoPrejShtëpisë

Në këto periudha të vështira kur të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për situatën dhe të qëndrojmë në shtëpitë tona, ne duam t’ju ndihmojmë që të jeni sa më afër natyrës. Shikoni videon me titull ” Pollogu – Shtëpi për aventurierët ” që synon të promovojë bukurinë e rajonit të Pollogut. Shijoni!!

Fillon xhirimi i 10 videove të shkurtra të destinuara për promovimin turistik të rajoneve të Pollogut dhe të Elbasanit

Më 16 dhjetor filloi xhirimi i 10 videove të shkurtra të destinuara për promovim turistik në rajonin e Pollogut dhe të Elbasanit. Kllapa e parë do të tingëlloj në rajonin e Elbasanit në Republika e Shqipërisë. Xhirimet do të zhvillohen në vende ku gjeografikisht janë të ngjashëm në të dy rajonet e synuara si Pollogu në Maqedoninë e Veriut dhe Elbasani në Shqipëri. Videot janë pjesë e projektit STEP dhe Troika Studio Shkup është produksioni që do të prodhojë videot.