Emri | Qendra Kurative “Ylli” Llixha Elbasan |
Adresa | |
Tipi i entitetit | Hotel / Qendër |
Kategoria | Hotel |
Personi për kontakt | |
info@hotelyllillixha.com | |
Kontakt Telefon | +355 (0) 69 97 73 243 |
Ueb faqja | |
Përshkrimi i aktiviteteve bazë | Qëndra Kurative Termale “Ylli” është e vetmja qendër kurative me burime të jashtme në natyrë të ujërave termalë. Burimet e së cilës datojnë qysh në kohet e hershme. Madje sipas informacioneve, mendohet që romakët e kanë shrytëzuar për trajtim që në kohët e largëta. Ndërtimi i hotelit ekzistues ka filluar në vitin 1949 dhe ka përfunduar pas dy viteve, më 1951. Në vitin 2017 e gjithë qendra kurative iu nënshtrua një rikonstrukioni të plotë, duke ofruar sot kushtet moderne akomoduese dhe të gjitha mundësitë për të kryer trajtime të plota.
Qendra Kurative Termale “Ylli’’ ndodhet në zonën kurative të Llixhave, pjesë e njësisë administrative Tregan, vetëm 12 kilometra nga qyteti i Elbasanit, përgjatë rrugës Elbasan- Cërrik. Burimi i ujit termal është mbrojtur nga ndërhyrjet ndër vite dhe ka ruajtur të pandryshuar karakteristikat e veçanta të tij, që është unik në llojin dhe veçoritë që mbart. Në këtë qendër kurative termale dhe pushuese ofrohen të gjitha trajtimet e nevoshjme për të plotësuar një paketë të plotë kurative të të gjithë individëve që vuajnë nga sëmundje të ndryshme. Qendra Kurative Termale “Ylli” ka një kapacitet rreth 180 shtretërsh. Kushtet akomoduese janë nga më të mirat të ofruara në zonën kurative duke filluar nga dhomat, sistemi ngrohjes, tualeti, restoranti, bari, interneti dhe ambjenti çlodhës e relaksues në lulishten e hotelit. Në këtë qendër kurative termale dhe pushuese ofrohen të gjitha shërbimet e nevoshjme për të plotësuar një trajtim të plotë të individëve që vuajnë nga sëmundje të ndryshme. Trajtohen sëmundje të tilla si: sëmundje reumatizmalesëmundje të kockavesëmundje dhe infeksione të lëkurësprobleme të rrugëve respiratorefertiliteti |
https://www.facebook.com/hotelyllillixhaelbasan/ |
Galeria