Komuna e Tetovës

,
Emri Komuna e Tetovës
Adresa Dervish Cara,pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tipi i entitetit Njësi Lokale
Kategoria Njësi Lokale
Personi për kontakt Zana Ademi
E-mail proffice@tetova.gov.mk
Kontakt Telefon +389 44 511 930
Ueb faqja http://www.tetovo.gov.mk/
Përshkrimi i aktiviteteve bazë Shkrimet e para për ekzistimin e Tetovës si vendbanim datojnë nga periudha antike, me emrin antik Enea. Sipas disa të dhënave me të cilat disponojmë, fusha e Pollogut dikur ka qenë liqen. Këto të dhëna mbështeten në shenjat e zbuluara në Balltepe, ku gjendet rafshnalta me shkëmbinj të liqenit me lartësi mbidetare prej 770 m. Sipas të dhënave turke të dokumentuara Tetova në shekullin XIV është trajtuar si fshat në fushën e Pollogut. Në shekullin e XV Tetova përmendet si qendër në vendin e Vakufit të Mehmet Begut në vitin 1436, ku thuhet se në Tetovë ka pasur shumë dyqane dhe punëtori, si dhe janë ndërtuar lagje të reja. Sipas Mehmed Beqir Qelebiu (1470), Tetova fillon t’i ngjajë qytetit.

Me ardhjen e turqëve në këtë rajon, Tetova gjithnjë e më tepër zhvillohet, ndërkohë që gjatë asaj periudhe realizohen ndërtimet e objekteve kulturore – historike, si që janë Xhamia e Pashës (e Larmë), Arabati Baba Teqe, tempulli (faltorja) ortodokse “Shën Cirili e Metodi” , hamami i vjetër, kalaja e Tetovës, xhami dhe kisha të tjera, ura të gurit në lumin Shkumbin etj.

Gjatë asaj kohe, gjithashtu filloi edhe ndryshimi i arkitekturës së shtëpive , të cilat gradualisht filluan të marrin pamje orientale. Në vitin 1689 Tetova emërohet si qytet. Në Tetovë ka edhe kisha, të cilat varësisht nga periudha kohore që i takojnë, kanë edhe vlerat e tyre të veçanta historike.

Nga periudhat e kaluara kohore vlen të përmendet biblioteka e Teqes Arabati (shek XVIII-XIX), sepse në të është zhvilluar kultura dhe arsimimi përkrah besimit islam. Në këtë bibliotekë janë kopjuar veprat e intelektualëve me kaligrafi të zgjedhur të asaj kohe, që më tutje janë zbukuruar me ornamente të mbështjellura me lëkurë.

Një zhvillim intensiv i Tetovës ndodh në pjesën e dytë të shek. XIX deri te luftërat Ballkanike kur Tetova bëhet qendër tregëtare dhe zejtare.

Pas luftërave Ballkanike, i tërë Ballkani ndodhej në krizë, ashtu që edhe zhvillimi i Tetovës si qytet shënon stagnim. Sidomos pas luftës së dytë botërore vjen deri te zhvillimi i shtuar i gjithë rrajonit pra edhe i Tetovës si qytet.

Facebook https://www.facebook.com/komunaofficial/

 

Galeria

Skills

Posted on

25/01/2019