Bar Restorant “Deviseld”

,
Emri Bar Restorant “Deviseld”
Adresa
Tipi i entitetit Bar Restorant
Kategoria Restorant
Personi për kontakt Tomorr Kurtina
E-mail
Kontakt Telefon +355694411250
Ueb faqja https://www.elbasaniim.al/
Përshkrimi i aktiviteteve bazë Larg nga zhurmat dhe smogu i qytetit, në fshatin Gjergjan të Elbasanit gjendet një nga lokalet më prestigjoze në qarkun e Elbasanit:  Bar Restorant Deviseld. Me një eksperiencë 20-vjeçare, me një menu të veçantë falë produkteve bio dhe  shërbim të shpejtë e mjaft cilësor, ky vend rekomandohet për çdo kohë të vitit. Aty do të gjeni komoditetin e duhur që ju bën të ndiheni të mirëpritur në çdo moment nga stafi përkatës tepër profesional dhe i kulturuar.

Bar Restorant Deviseld është vendi i duhur ku mund të shijoni kafet, mëngjeset, drekat apo darkat në një qetësi të mrekullueshme. Cilido që është i dhënë pas ushqimit cilësor, mund të gjejë shumëllojshmërinë e gatimeve tradicionale, të mishit, sallatave, ëmbëlsirave dhe pijeve.

Me një menu të larmishme dhe shije të veçantë, restoranti ofron gatime tradicionale shqiptare kryesisht në saç dhe furrë druri, ku specialitetet kryesore janë: zogu i fshatit me jufka dibrane, përsheshi me zogj e pulat e detit. Tre nga gjellërat më të parapëlqyera janë: fasulet, gjella me lakër e mish, gjella me presh e perime dhe mishi i viçit. Ushqimet tradicionale të qytetit të Elbasanit si tava e kosit e fergesa gjithashtu. të servirura në tavë balte preferohen shumë nga të gjithë klientët. Ushqimi i detit, peshku kocë, karkalecat dhe të tjera janë gjithashtu pjesë e menusë. Një ëmbëlsirë pas ushqimit duhet, e pra qumështuri i pjekur në furrë me dru ja vlen të shijohet.

Bar Restorant Deviseld ofron tek klientët ambjentin komod, të përshtatshëm për çdo lloj feste familjare dhe shoqërore, ditëlindje, fejesa, martesa dhe evente të ndryshme. Dita e dasmës tuaj këtu do të jetë unike dhe e paharrueshme. Salla e restorantit  është moderne dhe e ideuar për të mirëpritur miqtë dhe të dashurit tuaj në ditën më të rëndësishme për ju.Nëse keni vendosur ti bëni të paharrueshme takimet tuaja, ateherë zgjidhja është Bar Restorant Deviseld!

Tashmë jemi në muajin e festave të 7-8 Marsit dhe 14 Marsit dhe  në Restorantin Deviseld nuk do të mungojë argëtimi me muzikën live ndërthurur me shijen e gatimit tradicional të përzgjedhur sipas dëshirës suaj.

Në veçanti Dita e Verës ju mirpret me të ftuar specialë, këngëtarët Ani Myzeqarja dhe Sokol Peza të shoqëruar në organo nga Gazi Shitit ! Hyrja është vetëm 300 lekë.

Për një shije tjetër, prenotoni dhe do të ndjeni ndyshimin!

Bar Restorant Deviseld ofron edhe porosi online dhe  shërbim taxi për të gjithë klientët të cilët dëshirojnë të shijojnë gatimin në shtëpi, zyrë apo çdo ambjent tjetër ku ndodhen!

Për prenotime mund të kontaktoni në numrin e telefonit: 069 44 11 250.

Adresa: Rruga Elbasan-Cerrik, fshati Gjergjan.

Jeni të mirëpritur!

Facebook https://www.facebook.com/Bar-Restorant-Deviseld-247076088697678/

 

Galeria

 

 

Skills

Posted on

28/12/2018