Fondacioni Metamorfozis shpall thirrje me kërkesë për shprehje të interesit për furnizuesit e shërbimeve të konsulencës për anëtarët e rrjetit STEP të Projektit për avansim të turizmit bashkëkohor.

Aktivitetet e projektit janë duke u zhvilluar (do të përfundojnë më 31.03.2020) dhe mentorimi do të zgjasë për një periudhë maksimale prej 9 muajsh në bazë të përgjegjësive të përgatitura që përshkruajnë dhe dinamikën kohore, e cila do të përcaktohet më vonë, edhe atë në rajonin e Elbasanit dhe Pollogut, për rreth 60 ndërmarrje të vogla dhe të mesme (rreth 30 në secilin prej rajoneve në Maqedoni dhe Shqipëri)

Projekti duhet të krijojë një bazë të disa mentorëve me aftësitë dhe njohuritë e identifikuara si të nevojshme gjatë procesit konsultativ në periudhën fillestare:

  • Mbështetje për brendim (ang. Branding) të biznesit / produkteve / shërbimeve, të anëtarëve të STEP (restorante, hotele, hostele, pronarë të vilave dhe subjekteve tjera turistike) për të rritur përfitimet
  • Mbështetje për përdorimin e mjeteve të marketingut (me fokus në marketing online) për entitetet e turizmit që të jenë më të dukshëm në internet si në tregjet e brendshme dhe të jashtme
  • Ndërtimi i aftësive sipërmarrëse
  • Komunikim, mikpritje (ang. Hospitality) dhe raportet me klientët
  • Shërbimi online për konsumatorët, e-komunikimi me palët e interesuara

Qëllimi i këtyre mentorëve është të ofrojnë përvojë praktike për anëtarët e rrjetit STEP dhe subjektet e tjera private dhe publike të turizmit të përfshirë në procesin e ndërtimit të kapaciteteve. Ata do të këshillohen vazhdimisht dhe do të kenë asistencë sipas një orari të caktuar paraprakisht, do t’u sigurohen informata të nevojshme dhe këshillim për çështje specifike, që janë të lidhura me rritjen e turizmit në rajonin ndërkufitar dhe avansimin e qëllimeve të STEP. Të gjithë partnerët e projektit do të jenë në dispozicion të trajnerëve gjatë kohëzgjatjes së Aksionit.

Në thirrje mund të marrin pjesë personat juridik – kompani konsulente dhe organizata joqeveritare si dhe individë me përvojë në pesë fushat tematike të mësipërme, të cilën do ta tregojnë në portfolion e aktiviteteve të deritanishme të ngjashme, si pjesë e CV së tyre.

Aplikantët duhet të kenë diplomë universitare në fushën e ekonomisë, biznesit, menaxhim, turizëm, TIK, komunikimit dhe të ngjashme, të cilat do të korrespondojnë me fushat tematike dhe më shumë se tre vjet përvojë në fushat tematike, për të cilat do të paraqiten. Njohja e gjuhës shqipe konsiderohet si përparësi. Përveç kësaj, përvoja në fushën e turizmit do të konsiderohet si përparësi.

Çdo ofertë duhet të përmbajë CV-të e mentorëve të parashikuar, dhe cilat fusha ju jeni të gatshëm për t’i mbuluar (nëse jeni  kompani, CV-a me shume mentorëve, duke theksuar fushat të cialt do t’i mbulojnë mentorët respektivisht).

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 24 dhjetor 2018, në orën 14:00, eksklusivisht vetëm me e-mail tek e-mail adresa: florent@metamorphosis.org.mk.

Vetëm një rreth i ngushtë i kandidatëve të përzgjedhur potencialë për mentorë, do të kontaktohen individualisht, për informata më të hollësishme mbi drejtimet e mundshme të veprimit.

Për më shumë informacion dhe konsultime mund të kontaktoni koordinatorin e projektit Florent Bajrami, me e-mail ose me telefon 075 222 144.

Projekti është i financuar nga programi për bashkëpunim ndërkufitar i Unionit Evropian.