Javën e kaluar (me 13 dhe 14 dhjetor), në qytetin e Elbasanit u mbajt takimi i parë përgaditor për përgaditjen e kornizës për produktet e përbashkëta turistike, të subjekteve anëtare të rrjetit STEP, me pjesëmarrës nga Shqiperia, që përfaqësojnë: bizneset, akademinë, OJQ, qeverinë lokale dhe rajonale si dhe stafi i projektit. Gjatë sesioneve punuese u diskutua për rajonet specifike gjeografike, me mundësitë e tyre për të qenë pjesë e paketeve potenciale, me theks të veçantë tek mundësitë e paketeve që do ta përshkonin Belshin dhe liqenet e tij, në kombinim me qytetin e Elbasanit, Lixhat e njohura të Elbasanit, rutën historike Via-Egnatia, turizmin e orientuar drejt vizitave specifike, siç janë paketa për vizita të shpellave të njohura, ecje malore në zonat e mbrojtura të Librazhdit, si dhe kombinime të paketave me kalendarin e eventeve në tërë regjionin.

Pjesa e dytë e këtyre takimeve të përbashkëta mbetet të realizohet në Tetovë me 20 dhe 21 dhjetor, me pjesëmarrje të personave të biznesit, OJQ , dhe të institucioneve që kanë të bëjnë me turizmin, në Maqedoni , ku do të identifikohet korniza për pjesën e mbetur të paketeve për pjesën e Maqedonisë.

Projekti është i financuar nga programi për bashkëpunim ndërkufitar i Unionit Evropian