Sot në Tetovë, grantistet nga Shqiperia  realizuan vizita me anëtarë të STEP nga Maqedonia ku u shkëmbyen përvoja në mes bizneseve me veprimtari të ngjajshme. Gjate ketyre takimeve u nënshkruan edhe  memorandume bashkepunimi per oferta te perbashketa ose promovime te ofertave te partnereve nga dyja anet e kufirit.

Takimi i parë u realizua me Blerim Shaqirin, nga Jeta Air Tur, për të promovuar shërbimet dhe produktet e grantistëve nga Shqipëria, nëpërmjet agjencisë së tij turistike.

Pastaj, në Grish Kafe, u njoftuam me një ofertë krejtësisht ndryshe, ku klientët e Grish Kafe , kanë në përdorim falas biçikletat, për t’i kryer punët e tyre të përditshme. Pedalo në Belsh mori informata të dobishme për biznesin e tyre, dhe pas një takimi vllazëror, palët u zotuan për të vazhduar bashkëpunimin edhe më konkret.

NB Hotel ishte stacioni i ardhshëm, ku në drekë pune, meaxheri i hotelit shpjegoi mundësitë e bashkëpunimit me vizitorët nga Shqipëria. Në takim u bashkangjit edhe Senad Idrizi, çiklist profesional në emër të shoqatës së çiklistëve dhe i pasionuar për shëtitjet aktive në natyrë, ku edhe ndau përvojën e shëtitjes ndërkufitare me turistë gjerman, të cilën e kishte realizuar më 2019 me Albert Kalecin, anëtar i rrjetit STEP.

Në katin më të lartë të hotelit, vijonte puna e galerisë së arteve me piktorë nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria, dhe shfrytëzuam këtë moment për t’ua bërë një vizitë.

Rruga na çon në Vratnicë dhe Belovishtë ku nënshkruajmë marrlveshje me Hostel Kitka dhe Belojshki Biser, hostele dhe resorante në ambient gati se malor.

Dita e vështirë përfundon me ngjitje në Kodrën e Diellit, Hotel Scardus, një anëtar i STEP që në paletën e vet i ka tre aktivite të ngjajshme me grantistët, hotel, restorant, dhe biçikleta malore.

Dita e nesërme ka në agjendë edhe takim me përfaqësues të muzeve, kajakëve dhe gastronomisë.