Më 10 qershor në Gostivar, Republika e Maqedonisë Veriore, u zhvillua trajnimi i parë për anëtarët e rrjetit STEP, për ngritjen e kapaciteteve për rritjen e tregut. Brenda punëtorisë, anëtarët patën mundësinë të jenë pjesë e një seminari me ekspertë lokalë në fushën e strategjisë së marketingut, marketingut dixhital dhe marketingut të blogut. Në fillim të trajnimit, pjesëmarrësit së pari u prezantuan dhe theksuan aktivitetet e tyre specifike, përvojat dhe shembujt pozitivë. Pastaj ekspertët patën mundësinë të mësojnë më shumë për bazat e marketingut, kanalet e marketingut dixhital dhe tiparet e tyre, si dhe platformat dhe veglat e blogimit. Si pjesë e trajnimit, pjesëmarrësit kishin mundësi të punonin në grupe.