Më 12 Prill, në Elbasan, Shqipëri u mbajt fokus grupi i parë për brendim të rrjetit STEP. Në kuadër të fokus grupit u diskutua rreth sloganeve të mundshme, si dhe sloganet dhe emrat e paketave turistike të cilat do të përpilohen në kuadër të rrjetit STEP.
Fokus grupi kishte 10 pjesëmarrës nga rajoni i Elbasanit të cilët patën mundësi të shprehin opinionet e tyre për mundësitë e ofruara rreth brendimit të rrjetit STEP. Bashkëbisedimi zgjati 2 orë, me ç’rast në mënyrë të detajuar u shqyrtuan të gjitha mundësitë dhe u parashtruan mjaft propozime për përmirësimin e mundësive momentale për brendim.