Në takim morën pjesë anëtarë të Bordit Këshillëdhënës të Projektit nga rajoni i Pollogut, Kryetarja e Komunës së Tetovës Znj. Teuta Arifi dhe Kryetari i Klubit Malor Ljuboten. Z. Jovan Bozinovski, si dhe tre anëtarët e Bordit Këshillimor të Projektit të Qarkut Elbasan, z. Bukuroshi Stafa, Kryetar i Këshillit të Qarkut Elbasan – z.. Gentian Latja, Kryetar i Bashkisë së Elbasanit; z. Arif Tafani – Kryetar i Komunës Belsh.
Gjatë takimit, pjesëmarrësve u prezantuan aktivitetet aktuale me një fokus të veçantë në I-TOP Inter – platforma rajonale e turizmit në internet. Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me versionin përfundimtar të platformës dhe mënyrën e funksionimit të saj, si dhe me qëndrueshmërinë e mëtutjeshme të platformës dhe rrjetit STEP. Si pjesë e takimit, u mbajt një prezantim i 10 videove të shkurtra të destinuara për promovimin turistik të rajoneve të Pollogut dhe të Elbasanit.
Projekti i Forcimit të Turizmit Inovativ (STEP) është një marrëveshje e grantit për IPA2, Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar të Bashkimit Evropian, alokimin 2014-2015. Partnerë në projekt janë Fondacioni Metamorphosis për Internet dhe Shoqëri, Qendra për Zhvillimin e Rajonit planor të Pollogut dhe Këshilli i Qarkut të Elbasanit. Qëllimi kryesor i projektit është promovimi i një sektori energjik ndërkombëtar të turizmit, i cili përshtatet në mënyrë efektive me nevojat e tregjeve vendase dhe ndërkombëtare, si dhe forcimin e aftësive të ndërmarrjeve të turizmit dhe ndërtimin e partneriteteve dhe bashkëpunimeve strategjike në vend, rajon dhe më gjerë. Rezultati përfundimtar i projektit pritet të rrisë kërkesën e turizmit në rajon përmes rritjes së ofertës në internet, si dhe zhvillimit ekonomik në të dy rajonet.