Më 24 dhjetor në hapësirat e Qarkut të Elbasanit u mbajt takim pune e një pjese të ekipit të STEP. Në mbledhje u analizuan rezultatet e deritanishme si dhe aktivitetet e ardhshme siç janë miratimi i planit për vizitë të anëtarëve dhe vlerësim të kriteriumeve në bazë të të cilave do të ndahen Çertifikatat e përputhshmërisë si dhe Çertifikatat për kontribut të veçantë. Gjithashtu u analizuan propozim dizenjot e çertifikatave dhe vulat e veçanta (stamps), të cilat do të vendosen nga anëtarët e çertifikuar në kapacitetet e tyre.

Si pjesë e mbledhjes u shqyrtua mënyra si vijon mentorimi dhe u soll përfundimi se ka feedback më të mirë nga ana e anëtarëve shfrytëzues të programit. Akcent të veçantë në takimin e punës u vu në krijimin e i-TOP platformës dhe përmbajtjeve të cilat do të jenë pjesë e saj.