Më 10 prill në ambientet e Odës Ekonomike të Turizmit të Maqedonisë u mbajt një takim midis përfaqësuesve nga OETM dhe përfaqësuesve të projektit STEP. Në kuadër të takimit, ata diskutuan për mënyrat në të cilat OETM mund të ndihmojë në rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të rrjetit STEP.
Gjithashtu në takim u diskutuan sfidat me të cilat ballafaqohen punonjësit e turizmit në Maqedoni dhe si bashkëpunimi me intensitet më të madh i më shumë organizatave në nivel shtetëror, mund të përmirësojnë kushtet e klimës së përgjithshme turistike, si dhe mundësitë për bashkëpunim ndërkombëtar me operatorët turistikë dhe bashkëpunimi midis rajoneve të Elbasanit dhe Pollogut.
Së shpejti të dy organizatat do të nënshkruajnë një letër për të formalizuar bashkëpunimin.