Pyetje (sqarim për aplikantët nga Republika e Shqipërisë): Çfar lloj dokumenti perfaqëson  me detaje ky lloj dokumenti “Kopje të Gjendjes aktuale nga Regjistri Qendror, jo më të vjetër se 6 muaj”, sepse unë jam Startup i ri vetem 6 muaj i regjistruar ?

-Dokumenti është Ekstrakti I  thjeshtë/aktual nga QKB, e që sigurohet edhe në webfaqen e QKBsë.

Pyetje: Desha t’ju pyes nëse kompanitë SH.P.K.NJ.P shoqëri me pergjegjesi te kufizuar nje person, kanë të drejtë pjesëmarrjeje apo vetëm Tregtarët individual?

-Po kane te drejte edhe SH.P.K.NJ.P shoqeri me pergjegjesi te kufizuar nje person (DOOEL), ne vije me instrukcionet e dhena ne Thirrje.

Pyetje (sqarim për aplikantët nga Republika e Maqedonisë së Veriut): A është e detyrueshme  për propozimin projektin në Thirrjen për ndarje të granteve të vogla veprimi të ketë doemos një partner nga Republika e Shqipërisë.

-Jo, nuk është e nevojshme patjetër të ketë partner nga Republika e Shqipërisë.Organizatat qytetare patjetër duhet të kenë partner nga biznesi privat i regjistruar ose në Republikën e Maqedonisë Veriore ose në Republikën e Shqiperisë (në rajonet e cekuara në Thirrje), ndërsa bizneset private mund të aplikojnë edhe vetëm.

Pyetje :A do të mund të aplikojnë në gjuhën shqipe aplikantët nga Maqedonia e Veriut?

-Po do te mundet, ka informim plotesuese zyrtar ne webfaqen e projektit www.step.mk

Pyetje: Sa i përket thirrjes, më intereson nëse kompanitë e huaja mund të aplikojnë apo është vetëm për kompanitë maqedonase?

Nuk ka kufizim për ofertuesit në thirrje, megjithatë, në bazë të Marrëveshjes së Grantit nën referencën IPA 2017/2017 / 390-054, në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian (IPA II 2014-2015), TVSH nuk është kosto e pranueshme, dhe projekti paguan sasinë e shërbimit në faturë, pa TVSH.