Në kuadër të projektit për avansimin e turizmit inovativ – STEP, më 23 maj në Qendrën e të rinjëve dhe Komunitetit (Youth and Community Center) në Gostivar u mbajt preyantimi për sipërmarrësit potencial në sektorin e turizmit. Gjatë kësaj ngjarje, moderatorët ishin anëtarë të rrjetit STEP, si dhe vetë ekipi i STEP. Si pjesë e ngjarjes ishin sipërmarrësit potencialë në fushën e turizmit rajonin e Pollogut si guida turistike, guida malore, pronarët e shtëpive dhe shtëpive për turizëm, që do të donin të jepnin me qira për turistët dhe punëtorët e tjerë të turizmit. Gjatë prezantimit disa orësh, pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë për mundësitë ekonomike të ofruara nga bashkëpunimi ndërkufitar, si dhe përfitimet nga anëtarësimi në rrjetin STEP. Pjesëmarrësit gjithashtu u prezantuan me mundësitë për të ardhura shtesë nëse përdorin platforma të udhëtimit në mbarë botën si Airbnb dhe Booking.com.