Trajnimi i tretë dy-ditor i marketingut u mbajt më 26 dhe 27 qershor në Peqin, Shqipëri. Temat që u trajtuan në këto trajnime janë fotografia, videoja, si dhe bazat e internetit dhe përdorimi i burimeve të gatshme në internet. Trajnimet u drejtuan nga ekspertë të marketingut lokal dhe ishin të një natyre interaktive në mënyrë që anëtarët e rrjetit STEP të mund të kërkonin ndihmë të drejtpërdrejtë nga ekspertët e marketingut si dhe të merrnin pjesë në ushtrime praktike.