Më 27 dhe 28 Qershor, në hotel Skardus, Kodra e Diellit, Republika e Maqedonisë Veriore, u mbajt trajnimi i tretë dy-ditor për marketing. Temat që u trajtuan në këto trajnime janë fotografia, videoja, si dhe bazat e internetit dhe përdorimi i burimeve të gatshme në internet. Trajnimet u drejtuan nga ekspertë të marketingut lokal dhe ishin të një natyre interaktive në mënyrë që anëtarët e rrjetit STEP të mund të kërkonin ndihmë të drejtpërdrejtë nga ekspertët e marketingut si dhe të merrnin pjesë në ushtrime praktike.