Më 1 gusht, në orën 13:00, u mbajt një seancë informuese mbi thirrjen për grante të vogla aksionale, si pjesë e projektit STEP, në ambientet e Këshillit të Qarkut në Elbasan. Gjatë seancës informuese, pjesëmarrësit patën mundësinë të informohen në detaje rreth procedurës së aplikimit për grante të vogla veprimi. Një numër i madh i palëve të interesuara adresuan të gjitha dilemat dhe paqartësitë në lidhje me procesin e aplikimit.