Më 14 maj, në Belovishtë, Komuna e Jegunovcës, Republika e Maqedonisë së Veriut u mbajt fokus grupi i katërt me anëtarët e rrjetit STEP. Brenda grupit të fokusit, pjesëmarrësve iu ofruan disa propozim kritere minimale që duhet të posedojnë kapacitetet, për të marrë Certifikatën e Pajtueshmërisë së STEP. Gjatë diskutimit, pjesëmarrësit morën pjesë aktivisht dhe shprehën mendimin e tyre mbi opsionet e ofruara dhe ofruan informata kthyese të dobishme. Grupi i fokusit përbëhej nga pjesëmarrës nga fusha të ndryshme profesionale. Gjatë takimit disa orësh morëm udhëzime të shkëlqyera që do të merren parasysh gjatë procesit të brendimit të rrjetit STEP.