Nga 12 deri në 14 gusht, Justyna Mleczak, një influencere turistike nga Polonia, vizitoi rajonin e Pologut. Qëllimi i vizitës ishte njohja me potencialin turistik të rajonit, si dhe takimet e biznesit me disa nga pronarët e objekteve turistike që janë pjesë e rrjetit STEP. Si pjesë e agjendës dy-ditore ishin: Xhamia e Pashës, Arabati Baba Teqe, fshati Jance dhe hoteli Tuto, burimet e lumit Vrutok, Tivko Katce në Gostivar si dhe kulla e sahatit dhe shijimi i bakllavasë, vizita në një mulli të vjetër në Bogovinje, degustim i burekut nën saç në Kamjan , Manastiri Leshkës, Hostel Kitka në Vratnicë dhe shumë vende të tjera. Në fund të takimit, ekipi i STEP organizoi një darkë pune në Hotel Skardus – Popova Sapka, në të cilën morën pjesë anëtarët e STEP të cilët dëshirojnë të krijojnë bashkëpunim të mëtutjeshëm me Justyna Mleczak.