Një pjesë e ekipit të projektit STEP ka filluar të vizitojë anëtarët e rrjetit sot, për të kontrolluar kriteret që janë caktuar për marrjen e Çertifikatës së konformitetit dhe Çertifikatës së ekselencës. Vizita filloi në Elbasan dhe vazhdoi në Belsh, Republika e Shqipërisë. Ekipi kryesisht u takua me pronarë të restoranteve dhe pronarë të pansioneve private dhe si pjesë e kritereve për të cilat u kërkua të plotësonin ishin: anëtari të jetë një person juridik, të plotësojë kriteret sanitare – higjienën, hapësira të jetë e shënuar saktësisht, stafi të flas të paktën gjuhën angleze, etj . Sot të gjashtë anëtarët i plotësuan kriteret e përcaktuara për marrjen e një Çertifikate të konformitetit. Përveç pjesës së punës, ekipi i STEP pati mundësinë të shoqërohet me anëtarët e rrjetit.