Projekti i konkurrencës lokale dhe rajonale në kuadër të zbatimit të procesit të menaxhimit të destinacionit po organizon një udhëtim studimi në Slloveni nga 25 deri më 28 nëntor. Qëllimi i udhëtimit ishte njohja me praktikat e mira dhe njohja me procesin e menaxhimit të destinacionit i cili implementohet me sukses në Republikën e Sllovenisë.

Turneu studimor ishte menduar për anëtarët kryesor të palëve të interesuara të rajonit të Pollogut dhe Rekës, në të cilin morën pjesë  edhe përfaqësues të STEP. Gjatë vizitës studimore katërditore u diskutuan tema në që kanë të bëjnë me turizmin. Metodat e punës me organizatat që menaxhojnë me destinacionet, mënyrat për të rritur vizitat turistike të destinacioneve të ofruara, mundësinë e bashkëpunimit me rajone të shumta, gjetjen e mënyrave inovative për të tërhequr turistë, janë vetëm disa nga temat e diskutuara.

Gjatë udhëtimit studimor, përfaqësuesit e STEP patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja të mira me punëtorët e turizmit dhe organizatat e menaxhimit të destinacioneve nga Sllovenia në gjetjen e mënyrave për të vetë-mbështetur më tej projektin.

Si pjesë e qëllimeve të projektit STEP janë rrjetëzimi me subjektet rajonale dhe ndërkombëtare përmes turizmit në internet si dhe krijimi i rrjeteve dhe mundësive për bashkëpunim me ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrës, pjesëmarrja në këtë udhëtim studimor është një hap më tej drejt arritjes së këtyre qëllimeve.