Më 24 qershor në Tetovë, u zhvillua një takim pune mbi “Krijimin e organizatës për menaxhimin me destinacione në rajonin e Pollogut  dhe Rajonin Mavrovë Rekë.‘ Në takim morën pjesë edhe zyrtarë nga projekti STEP.

Përveç një hyrje të shkurtër të aktiviteteve të projektit, pjesëmarrësit ishin të njohur me kriteret dhe mënyrën se si janë të zgjedhur destinacionet, rolin dhe detyrat e Grupit të aktorëve kyç. Gjatë takimit u shqyrtuan rezultatet e pyetësorit të bërë në mars 2019 mbi një kampion statistikor prej 1200 të anketuar, nga të cilët 30% iu përgjigjën pyetësorit. Bazuar në analizën e të dhënave të marra nga pyetësori, u sollën përfundimet e mëposhtme: Gjëja më e rëndësishme është që të zhvillohet një strategji dhe plan për zhvillimin e destinacioneve, nevojitet mbështetje institucionale (Qeveria dhe ministritë, promovimin lokal të atraksioneve dhe ngjarjeve, evente, si dhe marketing dhe. branding i destinacioneve. Si hapa të ardhshëm u theksuan: formimi i Grupit të aktorëve kyç, trajnimi i pjesëtarëve të grupit,  udhëtimit studimor në Slloveni, organizimi i punëtorive si dhe pjesëmarrje aktive të të gjithë anëtarëve në procesin e formimit të organizatës për udhëheqje me destinacione.