Duke filluar nga 1 tetori 2019 anëtarët e rrjetit STEP do të kenë mundësi mentorimi nga ana e profesionistëve mentorë/trajnues me përvojë paraprakisht të përcaktuar, të cilët mund të japin ekspertizë në 5 temat vijuese:

  • Përkrahje për brendim të biznesit / prodhimeve / shërbimeve të anëtarëve të STEP (restorante, hotele, hostele, pronarë të shtëpive malore dhe agjentëve të tjerë turistik) me qëllim rritjen e përfitimeve
  • Përkrahje gjatë përdorimit të veglave të marketingut (me fokus në marketing përmes internetit) me qëllim që subjektet turistike të jenë të dukshme përmes internetit si në tregun vendor ashtu edhe në atë të jashtëm
  • Krijimin e aftësive sipërmarrëse
  • Hotelieri dhe menaxhim me klientët
  • Shërbime interneti për klientët, internet komunikim me palët e interesit

Bëhet fjalë për biznes profesionistë me përvojë të cilët do tu sigurojnë përvojë praktike anëtarëve të rrjetit STEP dhe subjekteve të tjera private dhe publike të turizmit të përfshirë në procesin e ngritjes së kapaciteteve.

Anëtarët e interesuar mund të komunikojnë me personat përgjegjës për rajonin e Pollogut:

Kalin Markoviq – specialist marketingu, e-mail: kalin@metamorphosis.org.mk

Kontakt telefoni: 070/345 – 525

Fatmir Hoxha – menaxher projekti, e-mail: fatmir.hoxha@ymail.com

Kontakt telefoni: 071/261 – 897

Personi përgjegjës për rajonin e Elbasanit, Republika e Shqipërisë:

Kostandin Çakalli – menaxher projekti, e-mail: kostacakalli@yahoo.com

Kontakt telefoni: +355698120780

Përparësi do të kenë anëtarët të cilët do të aplikojnë të parët.