Në iniciativën për bashkëpunim e përfaqësuesëve të projektit për avancimin e turizmit bashkëkohor (STEP) – #STEP#Smart #Tourism #Enahncement #Projekt, në përputhje me aktivitetet e APPTRM për qasje të koordinuar, si dhe bashkëpunim ndër-institucional dhe ndërkombëtar, si dhe rrjetëzimin me të gjitha subjektet e interesuar në sferën e turizmit, u shqyrtuan mundësitë ku APTRM mund të ndihmojë subjektet publike dhe private të turizmit për promovimin e shërbimeve të tyre.

Në takimin e sotëm, drejtori Ljupço Janevski dhe Florent Bajrami, koordinator i projektit STEP, vendosën kahjet bazë për arritjen e qëllimeve të përbashkëta: – Aktivitetet në drejtim të zgjerimit dhe promovimit të qasjes së koordinuar dhe strategjike deri tek tregjet specifike të reja për eksport të turizmit për bizneset (sidomos SME-të dhe bizneset e reja) dhe rritjen e kapaciteteve të ndërmarrjeve turistike për të përmbushur kërkesat e turistëve në rajon dhe ndërtimin e partneriteteve strategjike dhe bashkëpunimit në vend, regjion dhe më gjerë.

 

– Qëllimi është të ndërtohet një ndikim konstruktiv që do të sjell deri tek një rrjet (STEP), i fortë dhe i qëndrueshëm të subjekteve turistike publike dhe private, organiyatave qytetare, grupacioneve turistike, si dhe odave të tregtisë, që do të jenë mire të informuara. Në këtë drejtim #STEP do të ofrojë një kanal të shkëlqyeshëm të shpërndarjes së informative, duke i shfrytëzuar resurset dhe mediumet sociale online.