Më 21 shkurt, në hapsirat e Hotel Drin në Strugë u mbajt një mbledhje pune, ku morën pjesë punonjësit e ekipit të projektit STEP. Në takim u diskutuan aktivitetet që do të zbatohen në Mars si: Dhënia e certifikatave të pranueshmërisë, si dhe çertifikatat e suksesit për anëtarët e STEP, mënyrat për të promovuar 10 video promovuese në Maqedoninë Veriore dhe Shqipëri, grumbullimin e sa më shumë platformave si dhe mënyrat për të promovuar platformën e turizmit I-TOP në të ardhmen.