Takimi I fundit i përbashkët i grupeve punuese për përpilimin e kornizave për paketa të përbashkëta turistike u mbajt në fshatin Jançe të komunës së Mavrovës dhe Rostushës, tek kompleksi Tuto, njëherit edhe anëtar i rrjetit STEP.

Këtë radhë pjesëmarrës ishin palë të interesuara nga të dy anët e kufirit ku i prezentuan para njëri tjetrit mundësitë më konkrete që dolën nga dy takimet e para. Grupi punues i Elbasanit prezentoi  paketat e mundshme që mund t’u ofrohen anëtarëve si më poshtë:
1. Liqeni i Belshit, Seferan (kanu opsionale), seanca e fotografive, veshjet tradicionale, akomodimi në Elbasan (Gjinari si opsion plotësues)
2. Modeli Via Ignatia, Peqin, Elbasan, Gjinar, duke vazhduar në Maqedoni
3. Llixhat e Elbasanit
4. Gramsh, kanioni i Holtës, Shpellat
5. Parku Kombëtar i Shebenikut Jabllanicë
6. Pyjet e ahut, me turne biçikletash
7. Dita e Verës Elbasan, si një paketë speciale
Disa nga pakot u prezentuan me disa nënopcione , si dhe u prezentuan 10 shtigje për ngjitje malore.

Ndërkohë grupi I Maqedonisë prezentoi katër paketat bazë në anën e Pollogut dhe Mavrovës:
1. Paketa turistike e monumenteve kulturore të Pollogut;
2. Paketa turistike e qendrave turistike si P. Shapka dhe Mavrova;
3. Paketa turistike e rrugës Via Ignatia dhe shenjave të saj në Pollog;
4. Paketa turistike e shpellave në Pollog dhe pasurive tjera natyrore.
Pastaj edhe prezentuan paketa konkrete për ngitje malore, si dhe u diskutuan edhe mundësi të paketave tjera siç janë paketa e degustimit të djathrave në Mavrovë dhe Sharr, turizëm bujqësor si dhe paraglajding tura për grupe specifike të turistëve

Grupi kishte mundësinë që në vendngjarje të shof edhe paketën alternative të kompleksit Tuto, me restaurim të shtëpive të vjetra, degustim të ushqimit të fshatit dhe ecje në fshat.

Për shkak të nevojës së përgaditjes më të detajuar të paketave, u vendos që punëtoritë dyditore të rradhës,ku pjesëmarrës kryesor priten të jenë entitetet komerciale turistike (restorane, hotele, agjenci turistike, hostele, akomodime, …) nga dy rajonet e përmendura, të jenë kah mesi I muajit dhe fundi i muajit Shkurt.