“AlbNatyra” Shoqata  Rajonale e Pyjeve dhe Kullotave Qarku Elbasan

,
“AlbNatyra” Shoqata  Rajonale e Pyjeve dhe Kullotave Qarku Elbasan
Emri “AlbNatyra” Shoqata  Rajonale e Pyjeve dhe Kullotave Qarku Elbasan
Adresa
Tipi i entitetit Shoqatë
Kategoria Shoqatë
Personi për kontakt Ndricim Cela  /  Fatmir Brazhda
E-mail racfp.org@gmail.com  /  ndricimcela@gmail.com   /    fatbrazhda@yahoo.com
Kontakt Telefon 00355682520932 / 00355696223130   /   00355683576089 / 00355674568211
Ueb faqja http://albnatura.blogspot.com/
Përshkrimi i aktiviteteve bazë Objekti i veprimtarisë i Shoqates Albnatyra eshte:
a) Për t’i dhënë te gjithë qytetarëve mundësinë që të realizojnë të drejtat personale e komunitare duke adresuar interesat e tyre, nëpërmjet kordinimit, këshillimit dhe mbështetjes në përgjithësi të interesave të anëtarsisë duke bërë marrëveshje përveç anëtarëve të saj dhe me palë të treta që përshtaten qëllimeve të organizatës;
b) Të shërbimeve me cilësi të lartë e të plotë, të vazhdueshëm, e integrues, të arritshëm nga kushdo (të gjithë), pavarësisht gjinisë, besimit, përkatësisë politike, orientimit, statusit dhe pozitës sociale, për të pasur qasje të barabarta në informacion dhe shërbime, advokim dhe lobim për përdorimin e programeve përmirësuese të kujdesit, shëndetësor, arsimor dhe edukativ;
c) Të përdorimit të programeve mjedisore, të ruajtjes dhe zhvillimit të ekosistemeve natyrore me objektiv përmirësimin e jetës social-ekonomike të komuniteve, të cilësisë shëndetësore, arsimore dhe edukative, duke përjashtuar programet politike duke qenë qytetaret aktoret aktive dhe te informuar ne procesin e krijimit, e aksesin dhe përdorimin e programeve mjedisore, të ruajtjes dhe zhvillimit të ekosistemeve natyrore për të përmirësuar jetën Publike;
d) Të promovojë zhvillimin e mjedisit dhe burimeve natyrore Pyje, Ujë e Tokë, përmes edukimit e gjithëpërfshirjes së popullsisë në zhvillimin e vlerave dhe parimeve të zhvillimit të qendrueshëm në të gjitha nivelet, nëpërmjet shpalosjes së angazhimit të saj në përsosjen e misionit, duke promovuar integritet personal e profesional, përmirësim në cilësi të shërbimeve dhe duke përdorur njohuritë e reja bashkohore;
e) Të bashkëpunojë dhe të promovohet për të punuar me të tjerë aktorë, qeveritarë e jo qeveritarë, donatorë të vendit e të huaj, investitorë dashamirës të komunitete për mbrojtjen, promovimin dhe përmirësimin e të drejtave dhe lirive të anëtarëve, ne promovimin e qasjeve të barabarta për informacionin dhe shërbimeve ndaj njerëzve për sektorët që ka në objekt të punës së saj;
f) Të përdorë programe të fushave të aktiviteteve të saj përmirësimin e jetës të grupeve vulnerable, komuniteteve rurale e interurbane, arsimore, të cilësisë shëndetësore efektive, të përmirësimit të kushteve sociale-ekonomike. Kjo OJF e SHC ka objektiv të veçantë që të promovojë rëndësinë e pjesëmarrjes së grave dhe të rinisë në përdorimin e programeve e aktiviteteve edukative, zhvillimin dhe zbatimin e politikave mjedisore dhe promovimin e praktikave të vullnetarizmit e të aktivizmit të tyre në iniciativat e proceset vendimmarrëse kur bëhet fjalë për realizimin e misionit dhe qëllimeve të punës së saj dhe në nivel lokal e kombëtar;
g) Të kordinojë veprimtarinë në të gjitha nivelet e mundshme ligjore dhe që përputhen me misionin ,vizionin dhe qëllimet e “AlbNatura”;
h) Të informojë, këshillojë, trajnojë dhe ndërgjegjësojë opinionin publik mbi mbrojtjen promovimin dhe zhvillimin e mjedisit dhe burimeve natyrore në habitatet Pyjore, Ujore, Tokësore, përmes edukimit dhe gjithpërfshirjes së popullsisë lokale në zhvillimin e vlerave dhe parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm;
i) Të kontribuojë nëpërmjet strukturave të saj në mbrojtjen, shtimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të fondit pyjor-kullosor dhe burimeve të tjera natyrore me qëllim të bashkëpunojë e të promovohet për të punuar me aktorë të tjere qeveritarë, joqeveritarë, donatorë, investitorë, dashamirës, komunitete për mbrojtjen, promovimin dhe përmirësimin e te drejtave dhe lirive të njeriut, promovimin e qasjeve të barabarta për informacionin dhe shërbimin ndaj njerëzve;
j) Të ndihmojë vazhdimisht në edukimin ekologjik të popullsise, në përdorimin e programeve e aktiviteteve edukative, zhvillimin e zbatimin politikave rinore, promovimin e praktikave të vullnetarizmit, të aktivizmit rinor, të grave e grupeve vulnerable në iniciativat e proceset vendimmarrëse në nivelet e pranueshme;
k) Të bashkëpunojë me institucionet shtetërore, OJF e organizata shoqërore për realizimin e programit;
l) Të ndërmarrë dhe mbështesë çdo nismë që ka të bëjë me përmirësimin, shtimin e ruajtjen e çdo burimi natyror me përparësi zhvillimin e biodiversitetit, në funksion të përmiresimit të jetës social – ekonomike.
3. Emblema e Shoqatës: ’’Njeriu në brendësi të një peme’’, dhe nënkupton lidhjen e Njeriut me Natyrën.
Facebook https://www.facebook.com/albnatura/

 

Galeria