Joco – Prom Panorama

,
Emri Joco – Prom Panorama
Аdresa f. Vrutok, Gostivar 
Kategoria Restorant
Personi për kontakt Joco Spaseski
E-mail joccospaseski22@gmail.com
Kontakt Telefon +389 78 233 333
Ueb faqja http://restaurantpanorama.mk
Përshkrimi i aktiviteteve bazë

Për ne kuzhina është lumturi, shërbimi respekt…!

Kënaquni me shijet unikate që ofrojmë, shërbimin e nivelit të lartë dhe ambientin e natyrës frymëzuese.
Ambient panoramik, gastronomi e shkallës së lartë dhe shërbim miqësor. Për ju ne krijojmë gjithmonë modernen nga tradicionalja.
Lejoni që ne të kujdesemi për shërbimin tuaj dhe shijoni maksimalisht kohën që do të kaloni tek ne!

Restaurant Panorama

Të vendosur në ambientin më të bukur të f. Vrutok, ne ju sjellim panoramën e përkryer të nayrës. Të inspiruar që nga viti 1996, ne sollëm për ju gjithmonë shërbim, shije dhe cilësi. Joco – Prom ishte kompania e parë e cila me punën e saj na shtyu për investim të vazhdueshëm në këtë biznes. Meritat më të mëdha ne ia dedikojmë Zoran Spaseski-t, i cili vazhdimisht me këmbëngulje punoi për tu themeluar resotranti Panorama. Duke zgjedhur gjithmonë ushqimet më të shijshme, e në veçanti përgaditjen e të gjitha llojeve të peshqive, ne fituam përvojën dhe autoritetin që sot të jemi sinonim i ushqimeve të shijeshme.
Filluam me kapacitet minimal, por gjithmonë duke e dhënë maksimumin në gastronomi, ne arritëm të rrisim ambientin e resotrantit deri në 30 tavolina (200 persona).

Shërbimi dhe produktet

E vënë gjithçka në linjë perfekte, e rregulluar çdo gjë sipas shijes universale të klientëve, ne ju ofrojmë shërbim me përvojë të sjellur nga vendet e jashtme. Hapësirë e plotësuar detajisht dhe me stil. Ndryshe nga restorantet tjera, tek ne do të shërbeheni me dashuri dhe respekt.

Për ju zgjedhim me delikatesë produktet më të mira. Jemi të njohur për përgatitjen e çdo lloji të peshkut dhe superior në përgatitjen e mishit të viçit. Këto produkte, gjithmonë mund t’i shoqëroni me sallatë dhe parahaje të cilat me dashuri ua servojmë. Një pjesë e madhe e menysë tonë është e përbërë nga koleksioni i të gjitha pijeve, duke filluar nga ato jo të gazuarat deri tek verërat dhe pijet alkoolike më të njohura. Ëmbëlsinë e vizitës tuaj tek ne do ta shtojnë desertet, të cilat me kujdes i kemi zgjedhur për ju. I gjithë ky koleksion shijesh sëbashku me panoramën e shkëlqyeshme, e cila duket nga vendi ku ndodhemi, ofrohet vetëm për ju, për të ju bindur se ne jemi vend i vetëm tek i cili ju do të ndjeni nevojën për të ardhur përsëri.
Qëllimi ynë është që të ju shërbejmë juve dhe të ju ofrojmë ushqimet më të mira! Panorama!

Facebook https://www.facebook.com/pages/Restorant-Panorama-Vrutok

 

Galeria

Skills

Posted on

16/11/2018