Partnerët e projektit STEP, së bashku me anëtarët e rrjetit, me 4-5 mars do të organizojnë workshopin e parë  në Kodrën e Diellit, ku do të iniciohen lloje të ndryshme të paketave dhe tureve turistike ndërkufitare të cilat “paketojnë” një sërë shërbimesh së bashku për të bërë një përvojë të vetme unike.

Pritet të marrin pjesë nga 25 subjekte turistike dhe entitete tjera që kanë të bëjnë me turizmin, nga rajoni i Pollogut dhe Elbasanit (50 në total), për të punuar praktikisht në krijimin e këtyre paketave turistike, që më vonë do të prezantohen edhe në platformën dixhitale iTop.

Përparësi në pjesëmarrje do të kenë anëtarët më aktiv te Rrjetit STEP. Paketat do të kombinojnë gjëra të tilla si transport, akomodim dhe ushqim dhe gjithmonë do të përfshijnë vende dhe atraksione nga të dy anët e kufirit.

Në workshop do të bëhet prezantim i ideve per paketa turistike te punuara nga tre takimet e mëhershme në grupe të vogla te punes nga Elbasani dhe Pologu, prezantim teorik i nje pakete turistike me nje shembull konkret, ndarja e pjesëmarrësve në grupe sipas interesit për zhvillimin e këtyre paketave, orientim të grupeve si do të punojnë e çfarë do të bëjne, punë në grupe duke u ndihmuar nga ana e ekipit të projektit, prezantim te punës së kryer si dhe konkluzione dhe vazhdimësia për workshopin e dytë.

Projekti financohet nga fondet e Bashkësisë evropiane.