Më 23 Prill në Tetovë u mbajt mbledhja e parë e fokus grupit për brendimin në rrjetin STEP. Në bazë të kornizave, pjesëmarrësit propozuan sllogane dhe emërtime të ndryshme në lidhje me paketat e mundshme turistike që do të krijohen brenda kornizave të projektit STEP. Gjatë diskutimeve të shumta anëtarët ishin aktiv në participimin për propozimin e slloganeve dhe emërtimeve të paketave ku secili dha mendimin e vet për paketat e mundshme. Pjesëmarrësit në fokus grup ishin personalitete të sferave (profesioneve) të ndryshme gjë që e rriti efikasitetin. Gjatë takimit 2 orësh dolën propozime jashtëzakonisht pozitive ku e njejta do të merret parasysh gjatë brendimit në rrjetin STEP.