Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Prezantim i dytë për turizëm për sipërmarrësit potencial nga rajoni i Pollogut në Tetovë, Republika e Maqedonisë së Veriut

12/07/2019 @ 12:00 - 14:00 UTC+2

Në kuadër të projektit për zhvillim të turizmit inovativ – STEP, janë paraparë të mbahen dy prezantime për sipërmarrësit e ardhshëm potencial në fushën e turizmit. Eventi I parë u mbajt në komunën e Gostivarit në muajin maj, ndërsa eventi i dytë u mbajt më 12 korrik në hapësirat e Fakultetit Pedagogjik – Universiteti i Tetovës, Tetovë. Në këtë takim moderatorë ishin anëtarët e rrjetit STEP, si dhe vet ekipi i STEP. Pjesëmarrës në takimet ishin sipërmarrës potencial në fushën e turizmit nga rajoni i Pollogut si dhe guida turistike, guida malore, pronarë të shtëpive dhe vikend shtëpive të cilët do të donin t’i jepnin me qira për turistë apo edhe për punonjës të turizmit.

Gjithashtu kishte edhe prezantim për fondet IPARD dhe përfitimet direkte nga to, të prezentuara nga konsulentë me përvojë, të cilët veç më bashkëpunojnë me një pjesë të anëtarëve të STEP.

Details

Date:
12/07/2019
Time:
12:00 - 14:00 UTC+2