Më 29 maj, në ambientet e Qendrës për Zhvillim të Rajonit planor të Pollogut u mbajt një takim pune në mes z.Blerim Shaqiri nga Jeta Air dhe z. Sadik Abduraimi nga PeakTrip. Bëhet fjalë për një takim konstruktiv ku dy anëtarët e STEP punuan në krijimin e një pakete të përbashkët turistike. Pakoja e krijuar do t’u ofrohet punëtorëve turistikë nga Elbasani në të ardhmen me qëllim të krijimit të një pako ndërkufitare, ku turistët do të jenë në gjendje të vizitojnë të dy vendet.

Krijimi i paketave të përbashkëta është një nga përfitimet e rrjetit STEP dhe pritet që ky shembull të ndiqet dhe të përdoret nga anëtarët e tjerë, me qëllimin e vetëm për të krijuar një ofertë tërheqëse dhe dinamike turistike.