Në dy takimet e rradhës në Elbasan dhe Tetovë, për krijimin e kornizave të paketeve të mundshme turistike të rajoneve përkatëse, u përgaditën disa paketa të mundshme turistike.
Së paku shtatë paketa të mundshme mund t’u ofrohen anëtarëve për të krijuar paketat e përbashkëta turistike nga ana e Elbasanit:
1. Liqeni i Belshit, Seferan (kanu opsionale), seanca e fotografive, veshjet tradicionale, akomodimi në Elbasan (Gjinari si opsion plotësues)
2. Modeli Via Ignatia, Peqin, Elbasan, Gjinar, duke vazhduar në Maqedoni
3. Llixhat e Elbasanit
4. Gramsh, kanioni i Holtës, Shpellat
5. Parku Kombëtar i Shebenikut Jabllanicë
6. Pyjet e ahut, me turne biçikletash
7. Dita e Verës Elbasan, si një paketë speciale
Si dhe katër paketa të mundshme për rajonin e Pollogut:
1. Paketa turistike e monumenteve kulturore të Pollogut;
2. Paketa turistike e qendrave turistike si P. Shapka dhe Mavrova;
3. Paketa turistike e rrugës Via Ignatia dhe shenjave të saj në Pollog;
4. Paketa turistike e shpellave në Pollog dhe pasurive tjera natyrore.
Ato do të mund të konkretizohen në punëtoritë dyditore të rradhës në fund të muajit Janar në Popova Shapkë (30-31 Janar), Maqedoni dhe më 13-14 Shkurt në Elbasan, Shqipëri, ku pjesëmarrës kryesor priten të jenë entitetet komerciale turistike (restorane, hotele, agjenci turistike, hostele, akomodime, …) nga dy rajonet e përmendura.
Gjithashtu u prekën si ide fillestare edhe paketa e degustimit të djathrave në Mavrovë dhe Sharr, turisëm bujqësor si dhe paraglajding tura për grupe specifike të turistëve.
Për këtë arsye i ftojmë të gjithë të interesuarit që të japin idetë e tyre para këtyre takimeve si dhe të gjithë të interesuarit duhet të kontaktojnë projekt menaxherët përkatës (Fatmir Hoxha – Maqedoni, Konstadin Çakalli – Shqipëri) për të konfirmuar pjesëmarrjen, për shkak të organizimit të mirëfilltë të punëtorive.