Në kuadër të projektit STEP Projekti për avansimin e turizmit bashkëkohor, me datë 25 maj, në hapësirat e hotel Real Skampi Elbasan, u organizua takimi I dytë konstituiv i rrjetit STEP, që ka për qëllim zgjerimin dhe rritjen e qasjes strategjike dhe të koordinuar në tregjet specifike të reja dhe strategjike të eksportit të turizmit për bizneset e turizmit (Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme -NVM dhe sipërmarrësit në veçanti), si dhe rritjen e kapaciteteve të bizneseve turistike për të përmbushur kërkesat dhe pritjet e turistëve në rajon dhe për të ndërtuar partneritete strategjike dhe bashkëpunim në vend, rajon dhe më gjërë.

IMG-58718d09d55556943c9b79bc4a19f7d0-V

Pjesëmarrës, dhe njëherit edhe Përfitues përfundimtarë ishin NVM-të, agjencitë qeveritare në nivel lokal dhe qendror, grupet e turizmit, dhomat e tregtisë, startuesit dhe qytetarët si sipërmarrës individualë potencialë në turizëm si dhe OJQ-të dhe mediat.

Gjatë takimit të dytë u diskutuan aktivitetet që do të jenë përfitim direkt për anëtarët potencial, si dhe u diskutua draft rregullorja që në të ardhmen do të jetë bazë e punës së rrjetit STEP.

Anëtarët dhan rekomandime edhe për pjesën praktike të ndërtimit të webfaqes së përbashkët, si dhe ata që nuk kishin nënshkruar fletëanëtarësinë, e realizuan këtë në fund të agjendës formale.

IMG-e7002a82ce5f7bb84aa8ffc66f850208-V

Në periudhën vijuese do të bashkëpunojnë aktivisht me ekipin e projektit,që të mund të japin të dhëna përmbajtësore për subjektet e tyre.

Projekti STEP financohet nga Programi për bashkëpunim ndërkufitar i Unionit Evropian, ndërsa implementohet nga Fondacioni Metamorfozis me partnerët Qendra për zhvillim e rajonit planor të Pollogot si dhe Këshilli I Qarkut Elbasan