“BE për ty”, është motoja e të gjitha projekteve të financuara nga BE në Maqedoni, por “ne të gjithë së bashku, për ne”, është një moto që na shtyn përpara dhe është nxitës i takimeve të tilla si takimi i rregullt midis përfaqësuesve të Metamorfozis dhe IEGE (Projekt për avancimin e turizmit bashkëkohor (STEP) dhe Përtej Kufijve – Prezantimi i Turizmit të Zgjuar dhe Ekonomisë së shpërndarë, financuar nga programi ndërkufitar nën alokimet IPA II për 2014 dhe 2015).

Qëllimi është të përdoren të gjitha njohuritë plotësuese të fituara përmes projekteve dhe të përdoren në mënyrë më efikase si mjete të mundshme për rezultate më të mëdha brenda projekteve.

Në këtë takim u ndanë përvojat e hulumtimit të IEGE dhe më pas u shqyrtuan pyetësorët e përgatitur nga ekipi i projektit STEP të paraqitur nga Florent Bajrami nga Metamorfozis, me rekomandime të dobishme nga Suzana Kasovska Georgieva nga IEGE.

Takimet mujore synojnë të shumëzohen efektet e aktiviteteve individuale dhe ndërhyrjet brenda projekteve, pasi që shumica e aktiviteteve të këtyre dy projekteve janë të një natyre të ngjashme, por grupi i synuar gjeografik është krejtësisht i ndryshëm.