Restorant “Kaçamaku”

,
Emri Restorant “Kaçamaku”
Adresa Boris Kidric 1230 Gostivar
Tipi i entitetit Restoran
Kategoria Restoran
Personi për kontakt Harbin Fejzi
E-mail kacamak.gv@gmail.com   /   harbinfejzi@hotmail.com
Kontakt Telefon 0038970471366
Ueb faqja
Përshkrimi i aktiviteteve bazë Një arsye më shumë për te vizituar Gostivarin ! Prej disa muajsh në Gostivar ështe hapur nje restoran i veçant qe përgadit për ju Kaçamakun me pasion duke ju bërë juve te ndiheni te veçantë në ambientin tonë me stilin e tradicionales dhe me shërbimin më të mirë, sepse për ne klinetët janë mbrëtër dhë mbretërësha andaj po mundohemi të ju shërbejmë në mënyrën më të mirë ! Tek ne përveç kaçamakut do të gjeni edhe Petulica një ushqim poashtu tradicional i trashëguar tek shqiptarët ndër breza , do të gjeni po ashtu embëlsira të veçanta siç janë syltaçi, kajmakçini dhe shqeqerparja. Në ambientin tonë do të gjeni edhe furrën me dru nga e cila mund të provoni picat tona të shijshme dhe pancerotat, nga picat më te veçanta është pica nutella që rall kush i reziton që mos ta provojë ! Në fund ju mund ta mbyllni ditën tek ne me një kafe tradicinale të shtëpisë , me një çaj të z ii servuar në mënyrë të veçantë ose me një ekspreso ose makiato të shijes më të mirë ! Kaçamaku (Begërdari) ky ushqim që në fillimet e tij është konsideruar si ushqimi i njeriut të varfër por me kalimin e viteve njerëzit filluan ti shohin vlerat shëndetësore që ka ky ushqim andaj sot Kaçamaku (Bagërdari) shërbehet edhe në restorantet më prestigjoze dhe me kualitetin më të lartë ashtu siç mund ta provoni edhe tek ne. Kaçamak rrjedh nga fjala turke “Kaçamak” që do të thotë aventurë, është një lloj qull misri i bërë në vendet e Ballkanit dhe në Turqi. Kaçamaku është i njohur edhe si Bagërdar në Republikën e Maqedonisë, është një ushqim i bërë me miell misri, sipas traditës shërbehet me kos dele ose kos lope. Është një ushqim i ngjashëm me Polentan Italiane ose me Mamaligan Rumune. Mënyrat e servimit Në Bullgari, ajo është shërbyer tradicionalisht me vaj luledielli, ndonjëher me spec të kuq të thekur ose piper të nxehtë, shpesh i është shtuar edhe djath i bardhë i butë, poashtu në Mal të Zi dhe Hercegovinë, Kaçamaku është shërbyer me djath të bardhë të butë, ndërsa në Serbi shërbehet me kajmak, kos, mjaltë, qumësht ose ndonjherë me mish të grirë të pjekur.
Facebook https://www.facebook.com/Kacamakugv/

 

Galeria

Skills

Posted on

28/12/2018