IT Inovativ UEJL

,
Emri IT Inovativ UEJL
Adresa Ilindenska 335, Tetovo 1200
Tipi i entitetit Institucion Edukativ
Kategoria Institucion Edukativ
Personi për kontakt Zyra për informim dhe promovim
E-mail proffice@seeu.edu.mk
Kontakt Telefon +38944356000
Ueb faqja https://www.seeu.edu.mk/sq
Përshkrimi i aktiviteteve bazë

Universiteti i Evropës Juglindore është institucion i arsimit të lartë privat, publik, jofitimprurës, i cili përbëhet nga fakultetet, qendrat dhe institutet si pjesë integrale të tij, i specializuar në shkencat socio-ekonomike.

Fakultetet janë njësi organizative brenda Universitetit që veprojnë nëpërmjet Këshillit të Fakultetit dhe në kuadër të politikave të Universitetit të miratuara nga Bordi i Universitetit ose Komiteti Ekzekutiv. Universiteti i Evropës Juglindore përbëhet nga pesë fakultete edhe atë: Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive BashkëkohoreFakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, Fakulteti i DrejtësisëFakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, si dhe Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë.

Misioni i universitetit i definuar në Statut (1 dhjetor, 2008)  synon përsosjen në mësimdhënie dhe hulumtim në kuadër të sistemit të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë, duke ofruar mundësi të njëjta për të gjithë në bazë të paanësisë dhe meritës. Bashkëpunimi aktiv me universitetet në Republikën e Maqedonisë si dhe universitetet ndërkombëtare është një nga elementet kyçe të misionit të universitetit.

Qëllimi kryesor në bazë të të cilit udhëhiqet dhe menaxhohet ky universitet është kontributdhënia në arsimin e lartë në gjuhën shqipe, ku përmes një mirëkuptimi të ndërsjellë ndëretnik, mëton të sigurojë qasje shumëgjuhësore dhe shumëkulturore ndaj mësimdhënies dhe hulumtimit, duke zhvilluar programe studimore të frymës së gjerë evropiane dhe ndërkombëtare.

Organet udhëheqëse të Universitetit janë Bordi i Universitetit, RektoriSenati dhe Këshilli i Rektorit.

Universiteti i Evropës Juglindore është radhitur i treti në nivel shtetëror nga 19 universitete të Republikës së Maqedonisë. Ky rangim është bërë nga vlerësuesit e jashtëm -Universiteti Shanghai Jiao Tong.

Facebook https://www.facebook.com/SEEUniversity/

 

Galeria

 

Skills

Posted on

28/01/2019