Universiteti “Aleksandar Xhuvani”

,

 

Emri Universiteti “Aleksandar Xhuvani”
Ardesa
Tipi entitetit Institucion për arsim dhe kulturë
Kategoria Universitet
Kontakt Person
Kontakt e-mail info@uniel.edu.al
Kontakt telefon +355 54 52593
Ueb faqja https://uniel.ems.al
Përshkrimi i aktiviteteve bazë
Universiteti Aleksander Xhuvani
Mirë se vini në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, në Universitetin e traditës së shkencës dhe të formimit të mësimdhënësve, në Universitetin me një trashëgimi që të mbush me krenari, në Universitetin me fillesat më të hershme në Shqipëri. Universiteti ynë është një ndër  institucionet më të rëndësishme arsimore dhe shkencore në Shqipëri. Ai ka për synim të vijojë traditën e shkëlqyer të Normales së Elbasanit, institucionit pararojë arsimor për kohë me rradhë në përgatitjen e mësuesve. Normalja e Elbasanit dhe më pas Instituti i Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” dhe në vitin 1991 Universiteti i Elbasanit me këtë emër është një rrugëtim i natyrshëm dhe që nxit për të ecur në gjurmët e emrave të mëdhenj edhe në nivel kombëtar që i kanë dhënë emër këtyre institucioneve.

Ne jemi Universiteti i përpjekjeve për arritjen e rezultateve reale dhe të vlefshme në fusha të ndryshme të veprimtarisë njerëzore, që u përgjigjen edhe degëve të ndryshme në të cilat mund të studiohet në këtë Universitet në fushën e prodhimit, shkencës, mësimdhënies, kulturës, artit, letërsisë. Ne kujdesemi që studentët tanë të përgatiten për të qenë nxitës dhe prodhues të këtyre përpjekjeve, duke e quajtur detyrë para kombit dhe shoqërisë arritjen e rezultateve me tregues realë dhe mbështetje të vlerave. Kjo punë dhe kjo traditë  është një detyrë që na e kanë lënë pararendësit tanë, pjesë e historisë së këtij institucioni dhe një kontriut i të gjithë aktorëve të Universitetit, staf mësimdhënës, mbështetës dhe student.

Ashtu si edhe Normalja dikur, Universiteti sot është pjesë e një mjedisi të begatë intelektual, arsimdashës dhe kulturdashës të qytetit të Elbasanit, qytet i njohur për përmasat e shumëllojshme të vlerave. Kësisoj Universiteti është pjesë e një konteksti arsimor dhe shkencor të përvijuar qartë por dhe që priret të ndryshojë, zgjerojë dhe shndërrojë sipas kërkesave të kohës këtë sistem vlerash dhe përpjekjesh. Ashtu si Normalja dikur, edhe Universiteti ynë sot është “djepi” I shumë personaliteteve të kulturës, shkencës, jetës shoqërore dhe asaj politike.
Ne jemi Universiteti tashmë me një histori njëshekullore, por që mbajmë dhe historinë e tij të re prej afro 4 dekadash, histori me arritje të dukshme në shumë fusha të veprimtarisë së proçesit mësimor e kërkimor. Treguesit në këtë drejtim rezultojnë mëse të dukshëm në rrafshe e plane të tilla si zgjerimi i kapaciteteve hapsinore dhe i mjediseve universitare, përmirsimi i vazhdudueshëm infrastrukturor, rritja e cilësisë së kurrikulave dhe i krejt proçesit kërkimor-mësimor dhe kjo e shoqëruar me rritjen e fluksit të madh të kërkesave për frekuentimin e studimeve në Universitetin tonë. Ne jemi  krenarë të themi se infrastruktura jonë moderrne dhe hapësirat e tejmjaftueshme të mjediseve tona mësimore dhe kërkimore janë një ftesë “joshëse” për çdo të ri e të re që kërkon të nisë karrierën me një hap serioz dhe ambicioz në fushën e edukimit profesional. Ne besojmë se zgjedhja më e mirë e programit të studimit dhe mënyra e duhur e përvetësimit të dijeve janë çelësi i një karriere të ardhshme të sukseshme dhe konkuruese.

Facebook https://www.facebook.com/Universiteti-Aleksander-Xhuvani-Elbasan-Faqja-Zyrtare-764665406996189/

 

Skills

Posted on

28/11/2018