Bashkia Belsh në bashkëpunim me Konfederatën e Parshutistëve të Shqipërisë organizuan një spektakël madhështor për të interesuarit dhe dashamirësit e këtij sporti. Në spektaklin e organizuar në kuadër të Bashkisë Belsh ishin 17 parashutistë që realizuan aktivitete, ku vizitorët përjetuan çaste të këndshme në këtë manifestim. Përveç vizitorëve që ishin nga Shqipëria, interesimi i madh ishte edhe nga turistët që erdhën prej vendeve të ndryshme të Europës.

Në fund të organizimit, anëtari i rrjetit STEP (Smart Torusim Encanhement Project), restauranti “Agroturizëm Paja ” servoi gatimet e tyre specifike dhe tradicionale për pjesëmarrësit në këtë organizim.

Agroturizëm Paja në buzë të liqenit të Seferanit në Belesh të Elbasanit mundëson ushqime të freskëta fshati, kalastrena (zogj pule) dhe peshk liqeni të freskët të llojeve të ndryshme, muzikë live çdo të shtunë, si dhe  raki, verëra të ndryshme të prodhuar po nga vet restauranti dhe hapësira për organizime të ndryshme të dasmave dhe ahengjeve. Por, mbi të gjitha, ajo që e karakterizon biznesin Agroturizëm Paja është  natyra e bukur dhe pastërtia përreth, që  mundëson të bëni kamping ku mund të dëgjoni vetëm  cicërimat e zogjëve dhe të ndieni erën e lehtë e të freskët që të perkëdhel trupin dhe të jep ndjenjën e rehatisë shpirtërore.

https://www.facebook.com/agroturizem.paja.9