Në kuadër të projektit STEP më 2 dhe 3 maj, në Tetovë, u mbajt punëtoria e tretë dhe e katërt për bashkëpunim ndërkombëtar. Në punëtori morën pjesë anëtarë të rrjetit STEP nga rajoni i Pollogut dhe nga rajoni i Elbasanit. Në kuadër të këtyre punëtorive, anëtarët e rrjetit STEP patën mundësinë të mësojnë si të menaxhojnë më mirë brendin e tyre në internet, si dhe të studiojnë mjete specifike në internet për të rritur dukshmërinë e ofertave turistike. Qëllimi i hands-on punëtorive është të ndihmojë anëtarët të bëhen të pavarur në drejtimin e biznesit të tyre dhe të zhvillojnë më tej kapacitetet e tyre.

Gjatë punëtorisë së tretë pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë se si të bëjnë një faqe biznesi në Facebook dhe cilat opsione i ofron. Gjithashtu në prezantim ishin disa “truke” që janë të rëndësishme për faqja të jetë funksionale dhe e vizituar. Pjesëmarrësit u njohën me platformat Booking.com dhe Airbnb.com dhe mënyrën se si ata veprojnë dhe mund të përdoren.

Gjatë punëtorisë së katërt, përveç një prezantimi mbi Instagram dhe mënyrën se si përdoret për qëllime biznesi, pjesëmarrësit punonin në grupe dhe në praktikë përdorën mjetet e ofruara nga mediat sociale dhe platformat e turizmit.