Me 04-05 mars 2019, “STEP – Projekti për avansimin e turizmit bashkëkohor” zhvilloi në Hotel Scardus në Kodrën e Diellit në Tetovë punëtori dy-ditore për krijimin e pakove të përbashkëta turistike.

Në punëtori morrën pjesë mbi 50 subjekte që mirren me veprimtari turistike, agjenci turistike, hotele, hostele, restorane, por edhe persona që kanë kapacitete vetanake akomodimi, nga rajoni i Pollogut dhe Elbasanit dhe punuan praktikisht në krijimin e këtyre paketave turistike, që më vonë do të prezantohen edhe në platformën digjitale iTop.

Katër grupe të ndara punuan në përpilimin e pakove të ndryshme turistike, të cilat kryesisht ishin të fokusuara në përmbajtje të cilat janë me interes për turistët, sipas regjionit: i – avanturë, eco/rural, histori/kulturë si dhe gastronomi.Pakot e përbashkëta disaditore nga të dy anët e kufirit do të shërbejnë si bazë për zhvillimin e nënpakove, të cilat do të mund të përdoren nga agjencitë turistike apo entitete tjera të profilizuara për ofrimin e pakove të tilla

Ndryshe, projekti implementohet nga Fondacioni Metamorfozis ndërsa financohet nga Bashkimi Evropian ndërsa partnerë janë: Qendra për zhvillim e Rajonit planor të Pollogut dhe Këshilli i Qarkut të Elbasanit.